Flash

Parashikimi i motit, 20 gusht 2026

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike.  Moti parashikohet i kthjellë...

07:23

Kërcënoi një vogëlushe me fanellën e Vinicius Jr: arrestohet tifozi i Atletico Madrid

Lapsi.al 29 February 2024
Kërcënoi një vogëlushe me fanellën e Vinicius Jr:

Policia spanjolle ka arrestuar një tifoz të Atletico Madrid me akuzën se ishte autor i fyerjeve raciste dhe kërcënimeve me vdekje ndaj një vajze 8-vjeçare. Vogëlushja ishte “fajtore” se kishte veshur fanellën e një lojtari të Real Madrid, Vinicius Jr, para derbit të 24 shtatorit.

Episodi i tmerrshëm ndodhi pranë stadiumit Ëanda Metropolitano para fillimit të derbit. Sipas rikonstruksioneve, burri iu afrua vajzës së vogël të veshur me fanellën e Vinicius Jr, në krahët e një familjari, e filloi ta ofendonte, duke goditur më pas edhe personin që e mbante në dy raste. Sipas burimeve nga selia e policisë së Madridit, disa tifozë të Atletico, që kishin qenë dëshmitarë të skenës, kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe kanë penguar vazhdimin dhe përshkallëzimin e agresionit.

Lexo më tejImitoi një majmun, për të fyer Vinicius: Sevilla 'flak' fajtorin jashtë stadiumit

Më pas e mitura është detyruar të largohet nga impianti i shoqëruar nga të afërmit e saj, për shkak të sulmit të fortë ankthi që ka pësuar. Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe, falë videove të siguruara nga një gazetar që ndodhej në vendin e ngjarjes së shëmtuar, ka arritur ditët e fundit të përcaktojë pikën ku agresori ka hyrë në stadium dhe në këtë mënyrë ta identifikojë. Të mërkurën e kaluar ai u arrestua si autor i dyshuar i një krimi nga urrejtja. Ditën e djeshme “tifozi”, nëse mund të cilësohet i tillë, përfundoi në pranga.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI