Flash

Parashikimi i motit, 20 gusht 2026

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike.  Moti parashikohet i kthjellë...

07:23

Tregoi gjenitalet, gjobë qesharake për Cristiano Ronaldo: portugezi skualifikohet për një ndeshje

Lapsi.al 29 February 2024
Tregoi gjenitalet, gjobë qesharake për Cristiano Ronaldo: portugezi

Cristiano Ronaldo është pezulluar për ndeshjen e kampionatit që Al-Nassr do të luajë në shtëpi kundër Al-Hazm. Gjesti i tij i festimit gjatë një ndeshjeje në Saudi Pro League u konsiderua fyese. Pamjet në mediat sociale treguan Ronaldon me njërën dorë në vesh dhe tjetrën duke bërë një gjest të përsëritur vulgar në zonën pubike. Portugezi me sa duket synonte mbështetësit rivalë të Al Shabab, që thërrisnin në kor rivalin e vjetër të CR7 "Messi".

Ish-ylli i Real Madrid, Juventus dhe Manchester United do të duhet të paguajë gjithashtu një gjobë prej 20,000 rijalësh sauditë (rreth 5,000 euro) për Al-Shabab, për të mbuluar shpenzimet e bëra nga klubi që ka paraqitur denoncimin, dhe gjysma e kësaj shume për federatën. Komisioni tha se vendimi nuk ishte i apelueshëm.

Lexo më tej: "Messi, Messi", Ronaldo provokohet e reagon në mënyrë imorale: sauditët nisin hetimin

Nuk është hera e parë që sulmuesi portugez është në qendër të polemikave që kur u bashkua me Al-Nassr. Prillin e kaluar, duke u larguar nga fusha pas ndeshjes kundër Al-Hilal, Cristiano Ronaldo u shfaq duke i kapur organet gjenitale. Një gjest që CR7 e bëri teksa tifozët brohoritnin emrin e argjentinasit Messi. Vetëm se këtë herë e pagoi me gjobë… qesharake, po të mendosh shumën me të cilën paguhet Ronaldo.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI