Flash

Parashikimi i motit, 20 gusht 2026

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike.  Moti parashikohet i kthjellë...

07:23

Real Madrid-Sevilla, arbitri u zëvendësua pas "anatemës" së hedhur nga Kroos. Plasin polemika në Liga

Lapsi.al 28 February 2024
Real Madrid-Sevilla, arbitri u zëvendësua pas

Praktikisht gjithçka ndodhi në ndeshjen e La Liga mes Real Madrid dhe Sevilla. Los Blancos e fituan ndeshjen falë magjisë së Modric, por ajo që shkaktoi diskutime ishte zëvendësimi i arbitrit në minutën e 63'. Pas kartonit të verdhë mes sharjeve të Kroos, ai i la vendin arbitrit të katërt, 30 minuta më pas. E në Spanjë plasën polemikat.

MALLKIMI I KROOS

E nisim nga minuta e 35' kur Toni Kroos u ndëshkua me karton të verdhë nga arbitri Isidoro Diaz de Mera. Gjermani nuk e mori mirë ndëshkimin dhe i tha lloj-lloj gjërash, me ish-shokun e tij Sergio Ramos që e shtynte me forcë për të mos degjeneruar situatën. Gjysmë ore më vonë arbitri u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një problemi me pulpën. Një dëmtim që mesfushori i Real e komentoi pas ndeshjes: "Isha i bindur që nuk do të më jepte karton të verdhë. Ishte një situatë si shumë të tjera që do ta kisha përballuar. Zoti sheh gjithçka... e arbitri u dëmtua në kavilje. Për fat të keq ai u dëmtua në kohën e gabuar, por arbitri i katërt në vend të tij ishte shumë më i mirë".

@cristianoaviero6 I've never seen Toni Kroos this angry before ?? #fyp #tonikroos #realmadrid #legend #sevilla #sergioramos ♬ suara asli - ???? - ???? ft ??

POLEMIKAT NË LA LIGA

Është pikërisht zëvendësimi i Diaz De Mera me arbitrin e katërt Carlos Fernandez Buergo që ndezi polemikat në Spanjë. Në fakt, ky i fundit, i ardhur nga Seria C spanjolle, nuk është i autorizuar të gjykojë ndeshje me VAR, në bazë të nenit 189 të rregullores së Federatës Spanjolle të Futbollit. Por në të njëjtën kohë nuk është as i ndaluar. Goli i Modric erdhi në minutën e 81', kur Buergo drejtonte ndeshjen.

E atëherë, çfarë duhet bërë? Tifozët andaluzianë kërkojnë të riluhet ndeshja por për momentin Sevilla nuk ka bërë asnjë kërkesë. Ndërkohë, Federata Spanjolle e Futbollit po ndërmerr hapa për të rregulluar atë zonë gri në rregullore.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI