Flash

Parashikimi i motit, 20 gusht 2026

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike.  Moti parashikohet i kthjellë...

07:23

Vlahovic dëshiron vetëm Juventusin: gati të firmosë rinovimin për të fituar me bardhezinjtë

Lapsi.al 28 February 2024
Vlahovic dëshiron vetëm Juventusin: gati të firmosë

Dusan Vlahovic i ka pasur gjithmonë idetë e qarta. Kur zgjodhi Zonjën sapo kishte mbushur 22 vjeç, por e dinte shumë mirë se me çfarë do të përballej. Ishte një raport i ndërgjegjshëm pa mendime të dyta, edhe në periudhat më të vështira. Si atëherë kur skuadra mbeti pa kupa apo kur serbi nuk po arrinte të shënonte. Juventus ka qenë gjithmonë në ëndrrat e tij dhe tani mendimi mbetet i mrekullueshëm edhe pse për disa mund të duket më pak magjepsës se disa sezone më parë, kur fitonte kampionate në seri. Në të vërtetë, është pikërisht kjo që e bën klubin më magjepsës në sytë e Vlahovic. Dusani dëshiron të jetë njeriu që do ta rikthejë në majë, duke e bërë të përjetojë emocione të reja duke iu rikthyer trofeve.

Për këtë arsye, pas atij në janarin e dy viteve më parë, ai vendosi t'i thotë një tjetër 'po' klubit për të cilin ka ndjerë gjithmonë një tërheqje shumë të fortë. Që kur ishte djalë dhe në Beogradin e tij ndiqte ndeshjet e bardhezinjve në TV. Vlahovic është i lidhur me Juventus deri në vitin 2026 me një kontratë të rëndësishme, por ai është i gatshëm ta zgjasë deri në dy vjet për të përqafuar linjën e klubit, që duhet të amortizojë paratë e investuara në të. E gjithashtu për të patur më shumë shanse për të qëndruar më gjatë, për të arritur qëllimin e tij: të hyjë në historinë e Zonjës së tij.

NJERIU I RINGRITJES

Dusan mbushi 24 vjeç një muaj më parë, është ende i ri por në këto dy vite bardhezi është pjekur shumë, edhe përmes vështirësive. Ai e kuptoi që në futboll, si në jetë, asgjë nuk merret si e mirëqenë dhe se duhet të fitosh gjithçka. Ai mbërriti në një ekip që sapo kishte mbaruar së festuari 9 tituj radhazi (diçka që nuk i ka ndodhur askujt në Serie A) dhe ku fitorja dukej se ishte bërë normale. Në vend të kësaj ai e gjeti veten duke luftuar me problemet fizike, zbritjen e pikëve në kampionat dhe përjashtimin nga garat evropiane.

Lexo më tejVideo/ Juventus, sa vuajtje për tu kthyer të fitorja: Rugani rrëzon në shtesë Frosinonen

Talenti lind, por lidershipi duhet fituar në fushë. Vlahoviç po e bën këtë sezon pavarësisht moshës së tij, pak viteve të praktikës me Juventus dhe gjithashtu përvojës së tij në fushën ndërkombëtare. Besoi te titulli për sa kohë pati garë dhe Inter nuk u shkëput. Tani kërkon të sigurojë atë Champions League që sapo ka shijuar me Zonjën e tij dhe ku synon të kthehet si protagonist. Pastaj ai dëshiron të fitojë atë Kupë të Italisë që i shpëtoi në sezonin 2021-22 vetëm në kohën shtesë, në finalen kundër Inter.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI