Flash

Parashikimi i motit, 20 gusht 2026

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike.  Moti parashikohet i kthjellë...

07:23

Guardiola tregon skuadrën që i frikësohet: "Inter po fluturon, mundi Atleticon e do fitojë kampionatin"

Lapsi.al 28 February 2024
Guardiola tregon skuadrën që i frikësohet: "Inter po
Pep Guardiola kupton mirë nga futbolli dhe nga Anglia vazhdon të nënvizojë paraqitjet e Inter në Itali dhe Champions. "Inter po fluturon në Serie A dhe nëse nuk ndodh diçka e çuditshme, ata do të fitojnë titullin. Zikaltrit i fitojnë ndeshjet me tre ose katër gola diferencë - deklaroi menaxheri i Manchester City, duke u rikthyer për të vlerësuar performancën e Inter -. Në Champions League mundi një kundërshtar të jashtëzakonshëm si Atletico Madrid në ndeshjen e parë të raundit të 1/8. Ata janë vërtet të fortë”. “Vitin e kaluar para finales së Champions League kishte nga ata që mendonin se ishim me fat që i gjetëm përballë. Por e patë se çfarë ndeshje doli të ishte – vazhdoi Guardiola, duke u kthyer në aktin e fundit të Champions sezonin e kaluar –. E dinim që ishin të fortë dhe tani të gjithë e kuptojnë këtë”. Lexo më tejPër Inter i tha jo Guardiolës: Barella refuzoi Manchester City e rinovoi deri në vitin 2029 Një evidentim që e bën të qartë se cilën skuadër Guardiol nuk dëshiron ta ketë përballë Citizens në turneun më të rëndësishëm europian. Të paktën në këtë moment, ku duket se Inter nuk gabon asgjë. E duke patur parasysh sa problematike janë për tu mundur skuadrat italiane, Pep ka menduar më mirë t'i mbajë larg.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI