Flash

Parashikimi i motit, 20 gusht 2026

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike.  Moti parashikohet i kthjellë...

07:23

Suedia tronditet para sfidës me Shqipërinë: Kristoffer Olsson rrezikon jetën, nuk merr dot frymë pa aparat

Lapsi.al 27 February 2024
Suedia tronditet para sfidës me Shqipërinë: Kristoffer Olsson
Këto janë ditë në të cilat Suedia është tronditur për fatin e Kristoffer Olsson, mesfushorit 28-vjeçar të Midtjylland, i rritur në ekipin e të rinjve të Arsenal. Siç bën me dije federata suedeze, lojtari i lindur në vitin 1995 u shemb papritur në shtëpinë e tij ditët e fundit, pasi u ndje keq papritur. Aktualisht ai ndodhet i shtruar në spital në Danimarkë, në terapi intensive, me një respirator të lidhur për ta ndihmuar në frymëmarrje. Klubi i Midtjylland gjithashtu komunikon se Olsson është shtruar në spital pas një sëmundjeje "me sa duket akute, e lidhur me trurin". Ata u kërkojnë mediave dhe tifozëve të respektojnë privatësinë e tij dhe të familjes.

KOMUNIKTA E MIDTJYLLAND

“Në dritën e zërave në rritje dhe spekulimeve rreth arsyes së mungesës së Kristoffer Olsson kohët e fundit, ne ndjehemi të detyruar ta bëjmë publik këtë njoftim. Lojtari 28-vjeçar i kombëtares suedeze humbi ndjenjat në shtëpinë e tij të martën më 20 shkurt. Ai u dërgua në Spitalin Universitar Aarhus, ku është shtruar dhe është lidhur me një ventilator. Kristoffer Olsson vuan nga një sëmundje në dukje akute, e lidhur me trurin, e cila nuk është për shkak të ndonjë dëmtimi të vetvetes dhe as shkak i faktorëve të jashtëm. Një ekip ekspertësh mjekësorë danezë po punon aktualisht për të bërë një diagnozë dhe për të filluar trajtimin e duhur. Që nga shtrimi në spital, Kristoffer është rrethuar nga njerëzit e tij të afërt dhe anëtarë të stafit të FC Midtjylland dhe po trajtohet nga specialistë të fushës. FC Midtjylland kërkon urgjentisht nga publiku që të tregojë respekt dhe mirëkuptim, në mënyrë që Kristoffer, familja dhe mjekët të kenë qetësinë e nevojshme për të siguruar rikuperimin e tij në mënyrën më të mirë. Të gjithë te FC Midtjylland janë padyshim të prekur thellë nga sëmundja e papritur e Kristoffer dhe mendimet tona dhe mbështetja e plotë shkojnë për Kristoffer dhe familjen e tij. FC Midtjylland nuk ka asnjë deklaratë të mëtejshme për të bërë në këtë moment, por ne do ta informojmë publikun kur të dalin informacione të reja të rëndësishme."

MESAZHI I ARSENAL

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI