Flash

Video/ Katër shtylla e një penallti e gabuar nuk ndalin Fiorentinën: Kayode e Bonaventura thyejnë Lazion

Lapsi.al 26 February 2024
Video/ Katër shtylla e një penallti e gabuar nuk ndalin

Në ndeshjen që mbylli javën e 26 të Serie A, Fiorentina erdhi nga prapa për të mposhtur 2-1 Lazio. Violat kompletojnë parakalimin, duke marrë vendin e 7-të e duke u rikthyer në zonën europiane. Një fitore e merituar për Fiorentinën, që goditi katër shtylla, humbi edhe një tjetër penallti këtë sezon me Nico Gonzalez dhe u ndal disa herë nga Provedel. I vetmi kulm i Lazios ishte goli i bukur i Luis Albertos në kohën shtesë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë Kayode (61') barazoi nga disa hapa larg. Pastaj Bonaventura (69') dyfishoi duke shtyrë në rrjetë pas një grushtimi të Provedel në goditjen e Beltran.

Një mbrëmje që dukej se po shkonte shumë keq për Fiorentinën, pas një pjese të parë ku gjithçka xhiroi në të kundërt. Dhjetë goditje nga këndi pas 25 minutash, një rrethim i vërtetë ndaj Lazios. Tre shtylla, me të njëjtin protagonist fatkeq, Nico Gonzalez e siç ndodh shpesh në këto raste, në minutën e 45' skuadra e teknikut Sarri kaloi në avantazh me Luis Alberto. Një avantazh i pamerituar i miqve, të cilin Viola megjithatë e përmbysi, pavarësisht se në rezultatin 1-1, pas golit të Kayode në minutën e 61', pati edhe episodin e një penalltie të humbur në minutën e 68' nga Gonzalez. Me portierin të mundur, topi u stampua në shtyllë. Nuk është se Lazio shpëtoi, sepse një minutë më vonë Beltran provoi nga jashtë, Provedel e ndali por topin e kthyer Bonaventura e shtyu në rrjetë, duke vulosur rezultatin 2-1.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI