Flash

Alivoda i habit të gjithë me golin e tij: rrëzohet Dinamo pas 5 ndeshjesh, Vllaznia e dyta e vetme

Lapsi.al 26 February 2024
Alivoda i habit të gjithë me golin e tij: rrëzohet Dinamo pas 5

Rrëzimi në Kupë me Erzenin ishte vetëm një rastësi, Vllaznia kthehet të marshojë në kampionat, duke mposhtur në ndeshjen direkte për 'Final Four' Dinamon. Vendosi Alivoda me një gol spektakolar, që shembi skuadrën e Mehmetit, pas pesë ndeshjeve pozitive radhazi. Me këtë rezultat, Vllaznia është ngjitur e vetme në vendin e dytë.

Në ”Niko Dovana”, kryeqytetasit ishin më insistues në kërkim të një goli, që do ti jepte mundësinë të ngushtonte diferencën me shkodranët në renditje. Osmani duke e parashikuar këtë mënyrë loje të kundërshtarit, preferoi të mbrohej me rregull e të kundërsulmonte me shpejtësi. Denison e Vila frikësuan portierin Mëhidri, ashtu si bëri Balaj me Salin. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 28', kur Alivoda realizoi mjeshtërisht, duke e dërguar topin aty ku Sali nuk mund të arrinte.

Dinamo reagoi me Markun, por ishte një ndeshje me përgjigje e kundërpërgjigje. Mëhidri e Sali nuk gabuan asgjë në ndërhyrjet e tyre, me nëndetësen që mori kontrollin e lojës, duke u shtyrë përpara. Nëse rezultati nuk ndryshoi, është sepse Vllaznia pati edhe fatin me vete, kur Vila u ndal nga traversa. Në fund, Dinamo mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq për Hoxhën në minutën e 87'. Ndërhyrja nga pas ndaj Balajt fillimisht u ndëshkua me të verdhë, por pas kontrollit me VAR, arbitri Cjapi ndryshoi vendim dhe Dinamo e mbylli me një lojtar më pak.

Vllaznia është tashmë e vetme në vendin e dytë në renditje, duke u ngjitur me 43 pikë, mbi Partizanin dhe - 5 nga Egnatia kryesuese. Dinamo tani është me pikë të barabarta me Tiranën, por zbret me diferencë golash poshtë bardhebluve, jashtë zonës Final Four.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI