Flash

Video/ Super Leao nuk mjafton, Atalanta rrëmben barazimin: Gjimshiti një digë për bergamaskët

Lapsi.al 25 February 2024
Video/ Super Leao nuk mjafton, Atalanta rrëmben barazimin: Gjimshiti

Atalanta rrëmben një barazim 1-1 në San Siro. Milan ndalet dhe humbet terren ndaj Juventus, në ndeshjen e javës së 26 të Serie A. Në San Siro, përballja direkte për garën për Champions League përfundoi pa fitues apo humbës, pavarësisht disa mundësive për shënim. Kuqezinjtë kaluan menjëherë në avantazh me aksionin personal të Leao në minutën e 3'. Atalanta riktheu ekuilibrin në minutën e 42' me penalltinë e Koopmeiners. Në pjesën e dytë, skuadra e Piolit krijoi disa raste me Pulisic dhe Loftus-Cheeek, duke u përplasur te pritjet e Carnesecchi.

MILAN 1-1 ATALANTA

Në vigjilje, Gasperini ishte një profet: mes Milan e Atalanta barazimi 0-0 është pothuajse i ndaluar me rregullore. Gjithsesi, më pak e lehtë ishte dëshira e teknikut Pioli, i cili donte një Djall që të ishte më “ngacmues” se Hyjnesha. E gjeti, me të vërtetë e gjeti, vetëm se nuk mjaftoi për të sjellë në shtëpi tre pikë që do të ishin mjaft të merituara. Gjithsesi, barazimi nuk është për t'u përbuzur, sepse i ngadalëson ambiciet e një kundërshtari që po vinte nga gjashtë fitore dhe një barazim në shtatë të fundit të kampionatit, me nëntëmbëdhjetë gola të shënuar dhe tre të pësuar. Ndërsa Milan, mes Monzës dhe Rennes, kishte pësuar shtatë.

Lexo më tejVideo/ Juventus, sa vuajtje për tu kthyer të fitorja: Rugani rrëzon në shtesë Frosinonen

Me pak fjalë, në vigjilje u duk si një sfidë e pabarabartë, por kuqezinjtë u kthyen në dhomat e zhveshjes me keqardhjen e një mundësie të humbur: prodhim ofensiv sasior dhe kualitativ, shumë personalitet dhe një Leao autor i një prej performancave më të mira që prej kohësh në Milanello. Duke pasur parasysh daljet e fundit, ishte e vështirë të pritej një Djall i tillë i rizbuluar. Shenjë e mirë për sa i përket Champions League, edhe pse vendi i dytë tani është më larg. Edhe Atalanta mbetet në zonë dhe të mërkurën do të tentojë t'i marrë pikë Interit në rikuperimin e kampionatit, sërish këtu në San Siro.

LECCE 0-4 INTER

Inter vazhdon marshimin e tij drejt titullit të 20 kampion. Zikaltrit mposhtën Lecce 4-0, një poker që vlen fitoren e shtatë radhazi në kampionat (e dhjeta në 2024). Inzaghi shkëputet +9 sërish ndaj Juventus të vendit të dytë. Një blic nga Lautaro në minutën e 15' i frymëzuar nga Asllani zhbllokoi ndeshjen. Salentinët tentuan të reagojnë, por u rrëzuan në pjesën e dytë. Në minutën e 54' Frattesi dyfishoi epërsinë pas një asisti të Sanchez, më pas dy minuta më vonë i dhuroi Martinezit topin për golin e 101 të Toro në Serie A. Ka lavdi edhe për De Vrij që goditi me kokë duke firmosur pokerin në minutën e 67'.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI