Flash

"Nuk e dinim që do ishin kaq të egër". Shehi i goditur nga mungesat, Gvozdenovic justifikohet: "Pjesë e lojës"

Lapsi.al 25 February 2024
"Nuk e dinim që do ishin kaq të egër". Shehi i goditur

“Humbëm ndeshjen nga një episod, një penallti, por nuk e dinim që kundërshtarët do të ishin aq të egër në aspektin sportiv". Orges Shehi nuk e fsheh nervozimin pas humbjes në Korçë, 1-0 kundër Skënderbeut. Tekniku i Partizani, i goditur nga mungesat, shpjegon çfarë ndodhi: "Unë mendoj se Cara na kryqëzon shumë, sidomos për mënyrën se si luan. Dje mora përgjigjen negative nga Maguette, edhe Mensah doli shumë shpejt i dëmtuar. Bintsuka nuk është në gjendjen e tij optimale. Edhe ata kanë peshën e vetë, sidomos Cara është i rëndësishëm".

Shehi pastaj u ndal më shumë në psokologjinë e ekipit, se në mëyrën e lojës, ndoshta i bindur se ishte zgjedhja më e mirë: "Mërzitja është prezente, sidomos kur humb ndeshjen. Na vjen keq që luajmë me dy tablo, sidomos kur episodet vendosin. Kur hynë në pjesën e dytë në stres, drita pastaj venitet. Kishim vështirësi në nxjerrjen e topit, duke ditur që Rrapaj kishte markim një kundër një në të gjitha zonat e fushës. Edhe në pjesën e dytë i tentuam të gjitha”.

GVOZDENOVIC: "E VONUAM LOJËN SE DUHEJ"

Tekniku i Skënderbeut Ivan Gvozdenovic është i lumtur që mposhti kampionët në fuqi, edhe pse fitorja 1-0 ndaj Partizanit e bëri që skuadra e tij të bënte sjelljen që kritikoi javën e kaluar. "Dinamo pak ditë më parë e thashë që vonoi lojën, unë thashë pastaj që kishin të drejtë, se ishte 0-1. Kur ishim 1-0, edhe ne vonuam lojën. Por kjo është pjesë e lojës”, tha Gvozdenovic, duke justifikuar shtrirjet e lojtarëve të tij dhe vonesat e shpeshta në lojë.

Lexo më tejVideo/ Skënderbeu fiton me një penallti, dy përjashtime e sherr me Partizanin: kthim i hidhur në Korçë për Shehin

Tekniku serb megjithatë nuk dëshiron të përqendrohet te Final Four, sepse situata ndryshojnë me shepjtësi: "Ne shohim vetëm javë për javë, se nuk mund të them ndryshe. Kam ekip shumë të talentuar, tani fitojnë eksperiencë. Por jemi ende skuadër e re. Nuk mund të flasim shumë, do të bëjmë pushim nesër, do të festojmë sot pak. Pastaj kemi një javë shumë të vështirë kundër Laçit, do të shohim javë për javë. Nuk mund të flasim për “Final Four”, kemi akoma shumë ndeshje", tha Gvozdenovic.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI