Flash

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33

"Po u dorëzova unë, lëre pastaj të rinjtë". Devolli tenton të mbajë Kukësin në këmbë, Bejzade: "Ishte finale"

Lapsi.al 25 February 2024
"Po u dorëzova unë, lëre pastaj të rinjtë".

"Patëm një ‘blackout’. E lamë kundërshtarin të luante më shumë në zonën tonë. Pastaj penalltia dhe ajo që ishte e pafalshme për mua, nga goditja standarde të pësojmë atë kundërsulm". Bledar Devolli sheh një tjetër disfatë të Kukësit të tij (vetëm humbje që kur është ulur në pankinë), këtë herë të rëndë, në ndeshjen direkte me Erzenin. “Nuk e di se çfarë ndodhi, sidomos 10 minutat e pjesës së dytë, u fik automati. Një penallti e shkaktuar pa lidhje dhe një goditje standarde që nuk e kuptuam. Kishim raste për të barazuar, por edhe për të shkuar 2-0. Por s’kemi çfarë bëjmë, ky është futbolli dhe duhet t’i pranojmë verdiktet".

Devolli pastaj nuk hoqi dorë nga objektivi mbijetesë dhe e bëri të qartë për futbollistët: "Ne do vazhdojmë punën, do vazhdojmë garën. Po të rregullojmë dy gjëra të vogla që të çojnë te ajo e madhja. S’ka ndonjë matematikë që na mban jashtë. Po u dorëzova unë, lëre pastaj të rinjtë. Unë nuk dorëzohem, do vazhdoj punën. Me gjëra të vogla është ndëshkuar ekipi i Kukësit”, e mbylli Devolli.

BEJZADE: "PËR NE ISHTE FINALE"

“Për ne ishte një finale, duke parë edhe ecurinë e renditjes. Dihej që Kukësi do provonte në të gjitha mënyrat për të fituar ndeshjen. Pësuam një gol pas një pakujdesie të çastit, por skuadra tregoi karakter dhe e ktheu ndeshjen në favorin tonë". Skerdi Bejzade i gëzohet një fitore, që për momentin e dërgon në zonën playout. "Ekipi ka nevojë për pikë, për vazhdimësi. Por kur fiton një ndeshje pas tjetrës dhe gabimet minimizohen".

Lexo më tejVideo/ Erzeni përmbys Kukësin, policia zbraz stadiumin: invazion fushe nga tifozët, sulmohen arbitrat

Sidoqoftë, pas fitores së dytë radhazi, mes kampionatit e Kupës, ka gjëra që nuk i pëlqejnë teknikut: "Ne pësojmë gola nga hiçi. Nuk duhet të pësojmë gola shpejt. Pastaj për sulm i dimë mundësitë tona. Kështu e kam parë të arsyeshme dhe është më e mira për t’i marrë maksimumin lojtarëve".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33