Flash

Kundër Shqipërisë, Suedia me trajnerin e parë të huaj të historisë: Tomasson merr vendin e Andersson

Lapsi.al 26 February 2024
Kundër Shqipërisë, Suedia me trajnerin e parë të huaj

Jon Dahl Tomasson, ish-sulmuesi i famshëm danez që ka luajtur në karrierë edhe te Milan, është trajneri i ri i Suedisë. Pak javë pasi u largua nga Blackburn në Championship, Tomasson pranoi detyrën, për të marrë drejtimin e kombëtares skandinave, me synimin për t'u kualifikuar në Kupën e Botës 2026. Trajneri 47-vjeçar bëhet kështu i huaji i parë që drejton kombëtaren suedeze. Ai do të marrë detyrën nga Janne Andersson, i cila u largua nga detyra 96 ditë më parë, pasi nuk arriti të kualifikohej në Euro 2024. "Mezi pres të filloj këtë punë të mrekullueshme dhe të takoj tifozët, lojtarët dhe sigurisht mediat në Suedi. E të mendoj, të flas dhe ëndërroj në verdheblu”, ishin fjalët e tij të para të postuara në faqen e Federatës Suedeze të Futbollit.

Tomasson, i cili do të marrë postin e tij më 1 mars, do të debutojë si trajner i Suedisë në ndeshjet miqësore kundër Portugalisë dhe Shqipërisë në të njëjtin muaj. Marrëveshja zgjati përtej Kupës së Botës 2026 dhe do të rinovohet automatikisht në rast kualifikimi. Zëvendës i tij do të jetë holandezi Remy Reijnierse.

Tomasson e filloi karrierën e tij si trajner herët pasi kishte varur këpucët në gozhdë. Përvoja e tij e parë ishte si ndihmës trajner te Excelsior në Holandë, ku u bë menaxher në vitin 2013. Më pas një periudhë te Roda dhe Vitesse, përpara se të bëhej zëvendëstrajneri i kombëtares daneze nën drejtimin e trajnerit Åge Hareide. Në Kupën e Botës 2018, Danimarka arriti në raundin e 1/8. Ai më pas u transferua në Suedi për të menaxhuar Malmoe, ku fitoi dy kampionate dhe arriti në fazën e grupeve të Champions. Në qershor 2022, ai pranoi interesimin e Blackburn në Angli, një pozicion të cilin e la pak ditë më parë.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI