Flash

200 prezenca me Milan, Theo Hernandez i mbyll derën Bayern: "Më e mira duhet ende të vijë"

Lapsi.al 26 February 2024
200 prezenca me Milan, Theo Hernandez i mbyll derën Bayern: "Më e
Dyqind paraqitje me fanellën e Milanit dhe dëshira për të shkruar faqe të tjera të rëndësishme në historinë e klubit kuqezi. Theo Hernandez mori pjesë në golin e portugezit Leao kundër Atalantës, duke i shërbyer topin sulmuesit para veprimit të tij individual. Kundër bergamaskëve, anësori francez arriti një moment historik të rëndësishëm me ngjyrat kuqezi: "Jam i lumtur dhe krenar që kam arritur te 200 paraqitjet". Më pas mesazhi që ftoh zërat e merkatos: “Më e mira nuk ka ardhur ende”. Një titullar i palëvizshëm për Milanin e Piolit, i vendosur gjithashtu me sukses si qendërmbrojtës gjatë periudhës së emergjencës nga tekniku, Hernandez është një nga pjesët e çmuara të skuadrës kuqezi dhe vëmendja për të mes klubeve në të gjithë Evropën nuk mungon. Lexo më tejVideo/ Super Leao nuk mjafton, Atalanta rrëmben barazimin: Gjimshiti një digë për bergamaskët Duke qenë se kushtoi vetëm 21 milionë euro kur mbërriti nga Real Madrid, mundësia e një fitimi të konsiderueshëm kapital mund të joshë klubin kuqezi. Në javët e fundit ka pasur zëra për transferimin në Gjermani, me Bayern Munich gati për të thirrur Milanin për të nisur negociatat. E megjithatë, mesazhi i Theo duket se qartëson edhe një herë synimet e tij të ardhshme: të qëndrojë te Milan.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI