Flash

Parashikimi i motit, 20 gusht 2026

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike.  Moti parashikohet i kthjellë...

07:23

Barcelona fshin nga historia Dani Alves: vendim drastik i klubit, e konsideron 'përdhunues'

Lapsi.al 27 February 2024
Barcelona fshin nga historia Dani Alves: vendim drastik i klubit, e konsideron
Pasi Dani Alves u dënua përfundimisht me burg për përdhunim, Barcelona është distancuar në mënyrë drastike nga legjenda e dikurshme e klubit. Tani, në fakt, mbrojtësi brazilian është fshirë nga historia blaugrana. Lojtari me më shumë trofe është dënuar nga një gjykatë spanjolle me katër vjet e gjysmë burg për përdhunimin e një vajze në ambjentet e një diskoteke në Barcelonë. Vendimi erdhi pas disa muajsh hetime në të cilat ish-mbrojtësi brazilian i Barcelonës, Manchester United dhe Juventus mbeti në burg. Tani Barcelona ka vendosur të marrë masat e duhura në mënyrë që kjo çështje të mos ketë pasoja në imazhin e klubit. Lexo më tejFajtor! Dani Alves dënohet 4 vjet e 6 muaj burg për dhunë seksuale: vajzës do ti paguajë edhe 150 mijë euro Sepse deri vonë Dani Alves në fakt llogaritej si legjendë nga klubi Balugrana, me të cilin fitoi tre Champions League dhe trofe të tjerë të ndryshëm, duke qenë pjesë e Barcelonës yjore të Guardiolës. Tani, megjithatë, emri i Dani Alves nuk mund të gjendet më në listën e nderit të Barcelonës. Klubi katalanas në fakt ka vendosur të fshijë emrin e tij nga legjendat. E të mendosh që braziliani pranoi të paguhej 1 euro për të ndihmuar klubin katalanas në momentin e krizës.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI