Flash

Parashikimi i motit, 20 gusht 2026

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike.  Moti parashikohet i kthjellë...

07:23

Video/ PSG barazoi me Rennes, Luis Enrique show me një gazetar: "Mbylli sytë e imagjino"

Lapsi.al 27 February 2024
Video/ PSG barazoi me Rennes, Luis Enrique show me një gazetar:
Të dielën në mbrëmje, Paris Saint Germain barazoi në Parc des Princes kundër Rennes (1-1, gola nga Gouiri në minutën e 33' dhe Goncalo Ramos me penallti në minutën e 97'). Rezultati në ndeshjen e vlefshme për javën e 23 të Ligue 1 ndërpret serinë e tri fitoreve radhazi të PSG-së në kampionat. E megjithatë, barazimi nuk ndikon në epërsinë e tyre në renditje (54 pikë: +11 ndaj Brest të vendit të dytë). Pas ndeshjes ka ndodhur një shkëmbim batutash interesant mes Luis Enrique dhe gazetarit Alexandre Ruiz. Lexo më tejLuis Enrique poshtëron Ugarte: "Sot ishte perfekt". Vetëm se lojtari nuk luajti fare Për sa i përket konsideratës në lidhje me aspektet negative të paraqitjes së PSG-së, trajneri u përgjigj: "Lojtarët nuk janë makineri dhe futbolli gjithashtu përbëhet nga këto situata. Të rinjtë kuptojnë gjithçka, mendoj se ti je ai që nuk kupton. Kjo është ajo që unë mendoj kur ti bën pyetjet".

"JE I FIKSUAR, MBYLLI SYTË"

"Si është e mundur që më bën gjithmonë pyetje negative? - vazhdoi Luis Enrique - Je i fiksuar. Mbylli sytë, merr frymë dhe imagjino një diell të bukur dhe një qiell blu. Sigurisht që do t'ju bëjë mirë", përfundoi ironinë e tij tekniku spanjoll.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI