Flash

Parashikimi i motit, 20 gusht 2026

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike.  Moti parashikohet i kthjellë...

07:23

Lewis Hamilton zbulon prapaskenën me Ferrarin: "Nuk ja thashë as prindërve të mi"

Lapsi.al 27 February 2024
Lewis Hamilton zbulon prapaskenën me Ferrarin: "Nuk ja thashë as
Premtimi i Lewis Hamilton dhe Ferrarit për të mos menduar për vitin 2025, kur ulja e pilotit anglez në timonin e kokëkuqes të bëhet konkrete, është fisnik dhe korrekt në qëllime. Mbi të gjitha në respekt të Carlos Sainz dhe Mercedes. Por ky premtim është edhe i vështirë për t'u mbajtur, duke parë fushëveprimin e marrëveshjes. E kështu, pas Vasseur ditëve të fundit, edhe shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 foli sërish për akordin, duke zbuluar një prapaskenë interesante: "Ishte një zgjedhje vetëm e imja, as prindërve nuk ua thashë! Doja ta bëja për veten time dhe e ndjeva se duhej të zbuloja çfarë ishte më e mira për mua". Hamilton, duke folur për BBC, kujtoi ditët e marrëveshjes me skuderinë e Maranellos: "Gjithçka ndodhi shumë shpejt, unë e njoh Vasseur prej një kohe të gjatë. Isha i emocionuar nga ardhja e sezonit të ri, por nuk e dija se çfarë do të më rezervonte e ardhmja. Apo edhe për sa kohë do të vazhdoja të garoja. Tani mund të them se jam super i motivuar për të vazhduar". Lexo më tejTelefonata e John Elkann për Hamilton vendimtare për kalimin te Ferrari: ja si e bindi Sapo i ka mbushur tridhjetë e nëntë vjeç, Lewis shpjegoi se si rasti i Ferrarit erdhi në kohën e duhur: "Nuk kisha shumë kohë për të menduar dhe ndoqa instinktet e mia, duke shfrytëzuar rastin".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI