Flash

Parashikimi i motit, 20 gusht 2026

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike.  Moti parashikohet i kthjellë...

07:23

Bayern, Drejtori i ri Sportiv Eberl i çmendur pas Xabi Alonso: "E kërkonte që para tre vjetësh"

Lapsi.al 27 February 2024
Bayern, Drejtori i ri Sportiv Eberl i çmendur pas Xabi Alonso: "E

Pas lamtumirës së paralajmëruar të Thomas Tuchel në fund të sezonit, revolucioni vazhdon te Bayern Munich. Max Eberl, i cili ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027, është prezantuar si Drejtori i ri Sportiv dhe do të marrë detyrën më 1 mars. Sfida e tij e parë e madhe është gjetja e teknikut të ri dhe të gjitha shenjat tregojnë për Xabi Alonso si opsionin primar. "Tre vjet më parë u përpoqa ta marr te Borussia Monchengladbach, kur drejtonte ekipin B të Real Sociedad. Ai më falënderoi, por nuk pranoi duke thënë se duhet të fitonte përvojë - shpjegoi ai në konferencën për shtyp -. Përtej gjithçkaje që po analizojmë, ka trajnerë nën kontratë me klube të tjera dhe të tjerë të lirë, do të shohim. Por padyshim që tekniku i ardhshëm është përparësia sepse atëherë, pasi të gjejmë trajnerin e duhur, do të mendojmë për lojtarët më të përshtatshëm për të".

DEKLARATA E EBERL

"Unë nuk jam shpëtimtari i vendit - tha Eberl gjatë prezantimit të tij -, por kam një dëshirë të madhe për të ndihmuar Bayern. E do të përpiqem ta bëj këtë falë punës që do të bëjnë me mua njerëz me shumë përvojë. Gjetja e lojtarëve të rinj është një punë që e bëj për një kohë të gjatë me shumë kënaqësi. Këtu detyrat do të jenë shumë më tepër, por për mua është kënaqësi të punoj për suksesin e Bayern. Kam qenë këtu si lojtar prej 15 vjetësh. Kam parë klubin të rritet dhe ka qenë gjithmonë klubi im i zemrës. Jam i lumtur me këtë rol që ka përgjegjësi të madhe, por edhe shumë entuziazëm”.

Këtë vit, Xabi Alonso arriti kurorëzimin e tij në krye të Bayer Leverkusen, skuadra e vetme e pamposhtur këtë sezon dhe në krye të Bundesligës. Një punë e shkëlqyer që nuk ka kaluar pa u vënë re, aq sa edhe Liverpool po e mendon seriozisht për epokën post-Klopp.

KUSH ËSHTË MAX EBERL

I lindur në Bogen të Bavarisë së Poshtme, Eberl mbërriti te Bayern në moshën gjashtë vjeçare, duke bërë gjithë rrugëtimin deri në debutimin e tij në ekipin e parë. Karriera e tij menaxheriale filloi në 2005 te Borussia Mönchengladbach, fillimisht si koordinator i të rinjve, më pas si drejtor sportiv. Ai dha dorëheqjen në janar 2022 dhe punoi si drejtor menaxhues i sportit te Leipzig nga fundi i vitit 2022 deri në shtator 2023.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI