Flash

Parashikimi i motit, 20 gusht 2026

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike.  Moti parashikohet i kthjellë...

07:23

Video/ Guardiola e bën përsëri: Haaland i shënon 5 gola Luton, por zëvendësohet dhe rekordi i mbetet Messit

Lapsi.al 28 February 2024
Video/ Guardiola e bën përsëri: Haaland i shënon 5 gola
Erling Haaland e ka ekzagjeruar në FA Cup kundër 'të gjorit' Luton Town. I pamëshirshëm para portës, në një orë lojë sulmuesi i Mançester City i shkatërroi fjalë për fjalë Hatters, duke shënuar pesë gola. Në gol menjëherë pas 3', norvegjezi u përsërit në minutat e 18', 40', 50' dhe 58'. Një shifër e pabesueshme, në të cilën kontribuoi ndjeshëm edhe Kevin De Bruyne duke dhënë katër asiste. Pas shuplakës së Haaland në fund, Kovacic u kujdes për të sistemuar rezultatin 6-2, që e çon City në çerekfinale. Rekordi prej 6 gola në një ndeshje i Lionel Messi, mbetet i pacënuar, ashtu si në mars 2023, kur norvegjezi i shënoi 5 gola Leipzig, por u zëvendësua nga Guardiola. Spanjolli bëri të njëjtën lëvizje, edhe pse nga minuta e 58' kur Haaland shënoi golin e pestë, deri në të 77' kur u zëvendësua nga Alvarez pati 19 minuta për të barazuar argjentinasin. Lexo më tej: Video/ E hoqi Haaland për të mos thyer rekordin e Messi: Guardiola jep arsyen më brilante përse e bëri Sidoqoftë, në mbrëmjen speciale të Haaland, jo gjithçka shkoi mirë për spanjollin Pep Guardiola. Trajneri i Citizens duhet të përballet me një dëmtim të ri të Jack Grealish. Gjatë ndeshjes kundër Luton, sulmuesi anësor u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 38', duke i hapur vend Dokut. Në këtë sezon Grealish ka patur një problem me muskujt e kofshës në fillim të sezonit dhe më pas u ndal përsëri në raundin e 1/8 të Champions League kundër Copenaghen.

KALOJNË EDHE LEICESTER E NEWCASTLE

Përveç City, edhe Leicester kualifikohet në çerekfinalen e FA Cup kundër Bournemouth, falë golit të Issahaku Fataëu në kohën shtesë. Po ashtu avancon edhe Newcastle kundër Blackburn me penallti.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI