Flash

Parashikimi i motit, 20 gusht 2026

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike.  Moti parashikohet i kthjellë...

07:23

"Fytyra e saj nuk tregon italianitetin": Paola Egonu refuzon arkivimin e padisë ndaj gjeneralit Vannacci

Lapsi.al 28 February 2024
"Fytyra e saj nuk tregon italianitetin": Paola Egonu refuzon arkivimin

Fazë e re në çështjen ligjore që përfshin gjeneralin Roberto Vannacci dhe volejbollisten Paola Egonu, e cituar drejtpërdrejt nga 55-vjeçari në librin Bota në të kundërt, të cilin ai botoi vitin e kaluar dhe i cili shpejt doli të ishte bestseller.

Ylli 25-vjeçar i volejbollit italian ishte thirrur në çështje nga gjenerali, sot shefi i shtabit të Komandës së Forcave Operacionale Tokësore, në një pasazh që prej javësh ishte në qendër të polemikave së bashku me teoritë dhe deklaratat e tjera të gjeneralit Vannacci: "Edhe pse Paola Egonu ka nënshtetësi italiane, është e qartë se tiparet e saj të fytyrës nuk përfaqësojnë italianitetin që mund të shihet në të gjitha afresket, pikturat dhe statujat që nga etruskët kanë arritur në ditët e sotme".

Lexo më tej: I nxehti e shemb përtokë pas ndeshjes: ankth në Europianin e volejbollit për Paola Egonu

Egonu kishte vendosur të padiste gjeneralin Vannacci për shpifje, duke depozituar dokumentet në Bergamo. Më pas dokumentet iu dërguan Prokurorisë së Lucca-s për juridiksion territorial duke qenë se personi në fjalë është banues në Viareggio. Prokurori publik vendosi të pushojë padinë, por kampionia e ankimoi vendimin dhe tashmë gjithçka kalon në dorën e gjykatësit për hetime paraprake.

Në këtë pikë duhet pritur vendimi i gjykatësit, i cili mund të vazhdojë me arkivimin ose të urdhërojë gjykimin për gjeneralin Vannacci.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI