Flash

Parashikimi i motit, 20 gusht 2026

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike.  Moti parashikohet i kthjellë...

07:23

Video/ Goli i Tierney në Kupën e Mbretit nuk u akordua për një rregull absurd: ndodh vetëm në Spanjë

Lapsi.al 28 February 2024
Video/ Goli i Tierney në Kupën e Mbretit nuk u akordua për
Ndeshja mes Real Sociedad dhe Mallorca përfundoi me fitoren e miqve me penallti, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale (pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë) të Copa del Rey. Një sukses, i cili erdhi pas barazimit 1-1 (Gonzalez në të 51’ dhe Oyarzabal 71’: gabimi i tij nga penalltia më pas ishte fatal) në 120 minutat e lojës. Por nuk do të kishte patur penallti, nëse do të vlerësohej goli i Tierney. Mallorca arrin kështu në finalen e turneut, ku do të përballen me fituesin e Athletic Bilbao-Atletico Madrid (ndeshja e parë 0-1 për baskët në Wanda Metropolitano). Ndeshja e djeshme u karakterizua nga jo pak polemika, lidhur me një episod që do të bënte të nevojshme ndërhyrjen e goal-line technology. Një mjet që tashmë është pothuajse thelbësor dhe i pranishëm pothuajse në të gjitha kampionatet në botë, përveç Spanjës, e vetmja federatë (ndër kampionatet më të mira evropiane) që e ka kundërshtuar.

GOLI FANTAZËM NË KUPËN E MBRETIT

Në minutën e 95’ (minuta 5' e kohës shtesë), pas zhvillimit të një aksioni të Real Sociedad, Kieran Tierney (i cili hyri në fushë në minutën e 90’ në vend të Javi Galan) goditi drejt portës. Tentative e tij u bllokua nga Samu Costa. Këtu futen pastaj dyshimet dhe polemikat e mëvonshme. Në këtë rrethanë, në fakt, nuk ishte e qartë nëse topi kaloi vijën apo nëse ishte në të vërtetë një shpëtim në linjë.

SPANJA, REFUZOI GOAL-LINE TECHNOLOGY

Ndaj, në mungesë të goal-line technology (të cilën federata spanjolle e futbollit e ka kundërshtuar me vendosmëri), ndërhyrja e VAR ishte e nevojshme. Arbitri u thirr në monitor për të rishikuar episodin, i cili në fakt u konsiderua i dyshimtë. Pas disa minutash, gjatë të cilave nuk u arrit asnjë e vërtetë objektive, arbitri më pas dha dritën jeshile për rifillimin e lojës, duke shpërthyer polemikat mes tifozëve vendas.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI