Flash

Parashikimi i motit, 20 gusht 2026

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike.  Moti parashikohet i kthjellë...

07:23

Zbulohen fjalët e Tuchel për lojtarët e Bayern: "Mund t’i dërgoni kartvizitën trajnerit të ri"

Lapsi.al 29 February 2024
Zbulohen fjalët e Tuchel për lojtarët e Bayern: "Mund

Ka mënyra e mënyra për t'u larguar dhe ajo e zgjedhur nga Thomas Tuchel, pasi Bayern vendosi ta shkarkojë, por ta mbajë deri në fund të sezonit, nuk është më e mira. Sigurisht që si justifikim për trajnerin është fakti që ai gjendet në situatën e dikujt që pasi është lënë nga partneri, apo partnerja, detyrohet të bashkëjetojë edhe disa muaj me të. Një fjali e gabuar, e diktuar nga inati, edhe mund të shpëtojë nga goja. Diçka si, "Tani të gjithë mund t'ia dërgoni kartëvizitën tuaj teknikut të ardhshëm", ose "jeni ju përgjegjësit që tani e tutje". Kjo është ajo që i ka thënë Tuchel skuadrës pas lajmit për lamtumirën e tij në fund të sezonit, siç raporton ‘Bild’, gazeta e njohur gjermane.

Jo tamam një klimë idilike. Gjithmonë mbetet pyetja se pse zgjodhën të ndajnë rrugët dhe më pas të vazhdojnë në mënyrë të përkohshme. Marrëdhënia e stuhishme mes trajnerit dhe skuadrës është arsyeja kryesore pse gjërat nuk shkuan mirë në sezonin e kampionëve gjermanë në fuqi. Fakti që dhoma e zhveshjes dhe Tuchel duhet të vazhdojnë së bashku deri në qershor është një lajm i shkëlqyer për Lazio, që shpreson të dalë i padëmtuar nga Allianz Arena në ndeshjen e kthimit të 1/8 të Champions dhe për Bayer Leverkusen, që janë +8 nga bavarezët në Bundesligë.

Lexo më tej: Bayern Munich vendosi, Tuchel do të largohet pa u mbyllur kontrata: palët kanë arritur akord miqësor

PRIORITET E BAYERN

E, pikërisht duke folur për Bayer, trajneri i tij Xabi Alonso është zgjedhja e parë për pankinën e Bayern sezonin e ardhshëm. Në rast se trajneri spanjoll vendos për zgjidhje të tjera si Liverpool, plani b do të ishte De Zerbi, aktualisht i kërkuar nga gjysma e Evropës. Megjithatë, prioriteti i Bayern për momentin është të përfundojë me dinjitet një sezon, i cili mund të kthehet nga i vështirë në më të pasuksesshmin në dekadat e fundit.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI