Flash

Parashikimi i motit, 20 gusht 2026

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike.  Moti parashikohet i kthjellë...

07:23

Video/ Gol i anuluar De Ketelaere e penallti për Inter: poker i Inzaghit ndaj Atalantës e titulli fare pranë

Lapsi.al 28 February 2024
Video/ Gol i anuluar De Ketelaere e penallti për Inter: poker i Inzaghit

Inter-Atalanta 4-0 në rikuperimin e javës së 21 të Serie A. Zikaltrit e Simone Inzaghit arratisen +12 ndaj Juventus, në krye të tabelës dhe e bën këtë duke shënuar të paktën katër gola në portën e kundërshtarit për ndeshjen e katërt radhazi në Serie A. Pas një goli të anuluar nga De Ketelaere në fillimin e ndeshjes, Inter ekzaltohet, duke gjetur avantazhin me Darmian në minutën e 26' pas një gabimi të Carnesecchi. Inter dyfishoi epërsinë me Lautaro Martinez pak para pushimit. Në pjesën e dytë, pas penalltisë së humbur nga argjentinasi, Dimarco fiksoi trisin, para se Frattesi të bënte poker në minutën e 71'. Atalanta mbetet në vendin e pestë, -2 në renditje pas Bolonjës në zonën Champions League.

Duhej të ishte një ndeshje e madhe dhe në vend të kësaj publiku i Giuseppe Meazza shijoi një tjetër goleadë nga një ekip i pandalshëm në vitin 2024. Inter-Atalanta përfundoi 4-0, djemtë e Inzaghit fituan ndeshjen e 11 nga po aq të luajtura në vitin kalendarik.

Lexo më tejGuardiola tregon skuadrën që i frikësohet: "Inter po fluturon, mundi Atleticon e do fitojë kampionatin"

Zikaltrit e mbyllën shkurtin duke nxjerrë një ndjenjë të plotfuqishmërisë që rrallë kujtohet për vazhdimësinë dhe shtrirjen e rezultateve. Fitorja e tetë e kampionatit me të paktën katër gola diferencë mban firmat e Matteo Darmian dhe Lautaro Martinez në pjesën e parë, plus Federico Dimarco dhe Davide Frattesi në pjesën e dytë. Argjentinasi goditi edhe traversën dhe humbi një penallti. Juventusi, nuk mund të bëjë asgjë e zbret -12 pas kryesuesve.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI