Flash

Parashikimi i motit, 20 gusht 2026

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike.  Moti parashikohet i kthjellë...

07:23

Video/ Napoli, 6 gola i prishin portën Sassuolos: Osimhen e Kvara monstra, Rrahmani bëhet golashënues

Lapsi.al 28 February 2024
Video/ Napoli, 6 gola i prishin portën Sassuolos: Osimhen e Kvara monstra,

Napoli merr fitoren e parë me teknikun Francesco Calzona në pankinë. Në rikuperimin e javës së 21 të Serie A, të kaltrit mposhtën Sassuolon 6-1 me përmbysje. Napoli rigjeti suksesin pas 3 ndeshjesh dhe arrijnë Lazion në vendin e tetë, -1 pas Fiorentinës. Në stadiumin Mapei, vendasit kaluan të parët në avantazh, me një goditje të bukur me të djathtën e Racic (17'). Megjithatë, kampionët e Italisë kthyen ndeshjen në minutën e 29' dhe 31'. Fillimisht shënoi Rrahmani dhe më pas Osimhen. Nigeriani fiksoi dygolëshin në minutën e 41' dhe kompletoi tripletën në fillimin e pjesës së dytë, pas dhuratës nga Tressoldi (47'). Në pjesën e dytë pati lavdi edhe për Kvaratskhelia (një dygolësh). Debutim i tmerrshëm për Bigica në pankinën e Sassuolos, që mbetet i parafundit me Cagliari dhe Verona në kuotën e 20 pikëve.

RRJETA NUK MBAJTI MË

Një episod kurioz ishte edhe prishja e portës së bombarduar nga Napoli. Një goditje nga jashtë zonës e Kvaratskhelia, bëri që Consigli të tërhiqej drejt portës së tij dhe pasi devijoi goditjen mbi traversë u rrëzua në rrjetë duke e prishur.  Osimhen, autori i tre golave, mendoi ta ndihmonte për ta sistemuar e për të rinisur lojën.

Lexo më tejRabiot e McKennie humbasin sfidën me Napolit: francezi konfirmon dëmtimin përmes grafisë

Ndoshta është tepër vonë, ndoshta diferenca nga zona Champions League do të jetë e pamundur të kalohet, por ndërkohë Napoli është kthyer. Dhe jo vetëm për 6-1 kumbues me të cilin poshtëroi një Sassuolo gjithnjë e më të brishtë e në mes të zonës së rënies. Në stadiumin Mapei u pa sërish skuadra kampione e Italisë, ajo që dominonte dhe argëtonte, që ndërtonte me anësorët dhe ekzaltohej me sulmuesit. Osimhen (trigolësh e asist) dhe Kvaratskhelia (dygolësh dhe asist) janë rikthyer. E me binjakët e golit të përqafuar dhe të buzëqeshur sërish, kush e di nëse Calzona do t'ia dalë misionit për t'u rikthyer vërtetë në garë për Evropën që ka rëndësi. Por ndërkohë, Napoli u transformua nga trajneri i tretë i sezonit brenda një jave, duke rizbuluar automatizmat e vjetër dhe gjeometritë argëtuese. E të dielën, në Maradona mbërrin Juventus, me bardhezinjtë që janë testi i vërtetë për Calzona.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI