Flash

Parashikimi i motit, 20 gusht 2026

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike.  Moti parashikohet i kthjellë...

07:23

Goli i anuluar Atalantës e penalltia për Inter, Cesari bën moviolën: "E drejtë të mos përsëritej"

Lapsi.al 29 February 2024
Goli i anuluar Atalantës e penalltia për Inter, Cesari bën

Inter ka gjithnjë një vendim me VAR të pranishëm në ndeshjet e tij, e ndoshta edhe për këtë ka krijuar diskutime goli i anuluar Atalantës, me rezultatin 0-0. De Ketelaere shënoi për ti dhënë avantazhin bergamaskëve, por VAR gjeti një prekje me krah të Miranchuk, duke e bërë të pavlefshëm. Pas këtij episodi erdhi po me VAR penalltia në favor të Inter, që u humb nga Lautaro Martinez. Episode që ish-arbitri Graziano Cesari, në studio, i ka analizuar për të shuar polemikat.

"Asistenti sinjalizon se topi doli jashtë, por nga rishikimi shohim që topi nuk doli plotësisht. Ndërhyrja e VAR ishte e saktë, ashtu si ishte e drejtë të akordohej penalltia për Inter. Nuk është gjoks, nuk është shpatull, nuk është sqetull, por Hateboer goditi me krah në krosimin e Dumfries". Kështu e komenton Graziano Cesari penalltinë e dhënë për zikaltërit me VAR dhe më pas të humbur nga Lautaro Martinez.

Lexo më tejVideo/ Gol i anuluar De Ketelaere e penallti për Inter: poker i Inzaghit ndaj Atalantës e titulli fare pranë

“Ishte gjithashtu korrekte të mos përsëritej penalltia, sepse në momentin e goditjes Dimarco nuk e kishte këmbën e djathtë në tokë dhe projeksioni i tij në zonë nuk llogaritet”. I mirë ka qenë vlerësimi edhe me rastin e golit të anuluar ndaj Atalantës me De Ketelaere kur rezultati ishte 0-0: “Ka një prekje me krah nga Miranchuk”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI