Flash

Parashikimi i motit, 20 gusht 2026

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike.  Moti parashikohet i kthjellë...

07:23

Igli Tare gati të kthehet në Serie A? Një klub i rëndësishëm e kërkon në rolin e Drejtorit Sportiv

Lapsi.al 29 February 2024
Igli Tare gati të kthehet në Serie A? Një klub i

Igli Tare, që pas ndarjes konsensuale me Lazion verën e kaluar, pas një historie të gjatë e të bukur, për shkak të një raporti konfliktual me trajnerin Maurizio Sarri, ka mbetur pa ekip. Drejtorit Sportiv shqiptar, megjithatë nuk duket se do të qendrojë edhe për shumë kohë larg punës. Zërat e merkatos flasin për një interes nga Fiorentina, që është gati për të zëvendësuar Daniele Prade në verë.

TARE NË SHËNJESTËR TË SHOQËRISË VIOLA

Në Firence ndjesia është se cikli i Daniele Prade ka përfunduar dhe në verë mund të ketë një revolucion të vërtetë. Madje në këtë situatë mund të përfshihet edhe Vincenzo Italiano. Emri që klubi Viola pëlqen në rolin e Drejtorit Sportiv është ai i Iglit. Tare, në mbi 10 vjet si drejtor sportiv i Lazio, solli në Romë lojtarë të panjohur që më pas bënë historinë më të re të klubit si Luis Alberto dhe Milinkovic-Savic. Madje serbin e rrëmbeu në finale nga Fiorentina (tifozët ende e kujtojnë ikjen e tij nga Firence).

Lexo më tejTare nuk është më, Lotito i kthehet ashpër teknikut Sarri: "Mjaft me alibi, merkato nuk ka lidhje"

Igli Tare është njeriu i duhur për objektivat e klubit Viola, i fokusuar te rritja, por i vëmendshëm ndaj buxheteve, ashtu si Lazio. Për momentin këto janë vetëm zëra, por Tare në një intervistë të fundit me TV Play në Tëitch deklaroi: "Për mua Italia ka një rol themelor, ndihem plotësisht i rikuperuar për një projekt të ri këtu ose jashtë vendit", duke specifikuar se nuk është kontaktuar kurrë nga Napoli, si ishte përfolur muajt e fundit.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI