Flash

Parashikimi i motit, 20 gusht 2026

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike.  Moti parashikohet i kthjellë...

07:23

Atalanta e tërbuar, Percassi: "Gabime të pakuptueshme e të rënda nga arbitri e Var"

Lapsi.al 29 February 2024
Atalanta e tërbuar, Percassi: "Gabime të pakuptueshme e të

Atalanta u mund 0-4 nga Inter në San Siro, por pas ndeshjes duke komplimentuar kundërshtarin për forcën e treguar në fushë, CEO i Hyjneshës, Luca Percassi shprehu zemërimin e tij ndaj arbitrimit. “Të komentosh një ndeshje si kjo është e vështirë. Ka një zhgënjim të madh për rezultatin për faktin se ndaj nesh pati episode vendimtare – gjëmoi drejtuesi –. Gabime shumë të rënda u bënë nga arbitri dhe VAR, që ndikuan shumë në rezultatin në favor të Inter”.

"Goli i anuluar nga De Ketelaere është i pakuptueshëm - vazhdoi Percassi për DAZN -. Nuk ka asnjë prekje të Miranchuk dhe më së shumti do të ishte një penallti për ne. Ashtu si gjykimi për penalltinë e Hateboer. Askush në stadium nuk e kuptoi se çfarë po ndodhte. Arbitri i linjës kishte sinjalizuar se topi kishte dalë jashtë. Një ndeshje potencialisht e bukur, por e ndikuar shumë nga episodet e arbitrimit që ndikuan në rezultatin në favor të Inter".

Duke përsëritur komplimentet për Inter për kampionatin, Percassi ka dashur të përsërisë konceptin: “Këto ndeshje janë tashmë të vështira për shkak të forcës së kundërshtarit. Por me këto episode kushtëzuese bëhet e pamundur rikuperimi i tyre”.

GASPERINI: "EPISODE ANORMALE"

Në kampionat tani vjen përplasja direkte me Bolonjan për vendin e katërt dhe vetë Gasperini bëri disa ndryshime në këtë kuptim pas penalltisë së 0-3: “Nuk ishim edhe aq keq – komentoi trajneri në konferencën për shtyp –. Fatkeqësisht pastaj ndeshja degjeneroi duke u bërë një stërvitje. Jemi mirë dhe jemi gati të luajmë ndeshjet e radhës, kjo duhet të arkivohett. Episodet? Ishin anormale, ndoshta do të kishte shkuar ndryshe".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI