Flash

Parashikimi i motit, 20 gusht 2026

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike.  Moti parashikohet i kthjellë...

07:23

Leao zëvendësuesi i Mbappè? Luis Enrique injoron milanistin: "Kush është? Një këngëtar?"

Lapsi.al 29 February 2024
Leao zëvendësuesi i Mbappè? Luis Enrique injoron milanistin:

"Çfarë mendoj unë për Leao? Kush është? Një këngëtar?". Fjalë injoruese të shprehura nga Luis Enrique gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit me Monaco. E sidoqoftë, fraza të bën të mendosh se rruga e portugezit drejt Parisit është e mbyllur. Megjithatë, lamtumira e Kylian Mbappè në verë mund të shkaktojë një "efekt domino" të vërtetë në repartet sulmuese të gjysmës së Evropës dhe sulmuesi kuqezi është një nga emrat e mundshëm për të zëvendësuar francezin te Paris Saint Germain.

Natyrisht që fraza e shqiptuar nga trajneri spanjoll nuk ishte një gjykim ndaj portugezit Leao, por një demonstrim force ndaj parisienëve që po përgatiten për një verë veçanërisht të turbullt.

“E di kush është, por nuk flas për lojtarë që nuk i përkasin klubit tim. Vetëm di që nëse gjithçka shkon mirë, sezonin e ardhshëm do të kemi një ekip më të mirë se ai i këtij viti, në çdo aspekt, ofensiv, difensiv, taktik, për këtë nuk kam asnjë dyshim - shpjegoi Luis Enrique -. Luis Campos dhe unë flasim çdo ditë për të tashmen dhe të ardhmen e ekipit. Ajo që bëj si trajner është të përpiqem të marr maksimumin nga të gjithë lojtarët. Ajo që kërkoj gjithmonë është interesi më i mirë i skuadrës".

Lexo më tej:PSG, bëhet gati për të ardhmen pa Mbappé, synimi është Leao: klauzola është 175 milionë

Në pritje për të njohur të ardhmen e tij, Leao kishte shprehur tashmë dëshirën e tij për të qëndruar te Milan edhe vitin e ardhshëm. Kështu, nëse klubi parisien dëshiron të marrë Leao, do t'i duhet të bëjë gati rreth 175 milionë euro. Por me këto deklarata të Luis Enrique, vështirë se mes tyre do të mund të krijohet një feeling.

KRITIKAT MBI LUIS ENRIQUE

Një pengesë që sigurisht nuk është e lehtë për t'u kapërcyer, ashtu si kritikat e marra nga Luis Enrique për zëvendësimin e Mbappé kundër Rennes, ndërsa PSG ishte në disavantazh: "Mbappé u zëvendësua në minutën e 65'? Kylian unë e heq kur mendoj se është e përshtatshme. Është një reagim instinktiv pas ndeshjes. Por ky është realiteti edhe pse njerëzit mund ta interpretojnë. E rëndësishme për mua është që të kem qetësi shpirtërore për të kërkuar zgjidhjet më të mira për ekipin në cdo moment. Ajo që ka rëndësi gjithmonë është e tashmja dhe e ardhmja e afërt. Mbappé në kohët e Monaco? Ai ishte shumë i ri. Dikush e kuptoi shakanë time. Nuk mbaj mend shumë për të te Monaco, por e di që bënë gjëra të mira".

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI