Flash

Parashikimi i motit, 20 gusht 2026

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike.  Moti parashikohet i kthjellë...

07:23

Alessio jep të dhëna për skuadrën e re të Antonio Conte: "Dëshiron Champions, në maj do ta mësoni"

Lapsi.al 1 March 2024
Alessio jep të dhëna për skuadrën e re të Antonio

Angelo Alessio, zëvendësi historik i Antonio Conte, ka dhënë disa të dhëna për të ardhmen e ish-teknikut të Chelsea, Inter e Tottenham. "Ai do të shkojë te një ekip që mund t'i japë atij mundësinë për të luftuar për një trofe evropian dhe jo vetëm për kampionatin - shpjegoi ai për TuttoJuve -. Ai dëshiron shumë të fitojë Champions League".

"Përafrimi me Juventus, Milan dhe Napoli? Ai është profesionist dhe mund të shkojë kudo - shtoi ai -. Çdo ditë ai përflitet te Napoli, Milan e Juve, por në realitet ato janë vetëm lajme gazetareske. Deri më sot nuk ka asnjë të vërtetë dhe konkrete. Tani është herët, edhe për faktin se faktin se nuk do ta dimë se ku do të shkojë para majit”, vazhdoi ai.

Alessio nuk bën hipoteza apo indikacione më të sakta, por identifikimi i ekipit të mundshëm që Conte do të zgjedhë për t'u rikthyer në pankinë dhe për t'u rikthyer në lojë është shumë i qartë. "Shpresa është ta shohim atë në një klub italian ose të huaj që mund të konkurrojë për të triumfuar në Champions League - shpjegoi ai, duke përsëritur konceptin -. Unë besoj se do të jetë një zgjedhje e mirëmenduar, me një projekt disa vjeçar. Ne të gjithë e dimë aftësinë e Antonios për të ndërtuar dhe pastaj për të punuar me ata lojtarë e për të fituar”, shtoi Alessio.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI