Flash

Video/ Tel e Musiala nuk mjaftojnë, Freiburg frenon përsëri Bayern Munich: Leverkusen falenderon

Lapsi.al 1 March 2024
Video/ Tel e Musiala nuk mjaftojnë, Freiburg frenon përsëri

Ndeshja që hapi javën e njëzetë e katërt të Bundesligës nuk i buzëqesh Bayern Munich, i cili barazoi me Freiburg me rezultatin 2-2. Bavarezët, kështu, të dielën rrezikojnë të rrëshqasin në -10 nga kryesuesit e Bayer Leverkusen. Günter zhbllokoi ndeshjen pas 12' me një goditje nga jashtë zonës. Më pas perlat e Tel në minutën e 35' dhe Musiala në të 75' e kthyen ndeshjen në favor të bavarezëve. Sidoqoftë Tuchel nuk feston dot, sepse arrihet në minutën e 87' nga Höler.

Një fillim për tu harruar e skuadrës së Tuchel, që kaloi në disavantazh pas dymbëdhjetë minutash lojë me goditjen me të majtën e Günter nga distanca. Bavarezët nuk ishin në gjendje të reagonin siç duhet dhe rrezikuan të pësonin edhe një gol të dytë në tentativën e Grifo në hyrje të zonës, që shkoi ngjitur me shtyllën. Mathys Tel u kujdes për të rikthyer status quo-në në minutën e 35', duke shpikur një trajektore mahnitëse nga e majta e zonës së penalltisë. Bayern ndizet pas këtij episodi dhe ishte afër të bënte 2-1 dy herë në kohën shtesë me Musiala dhe Dier.

Lexo më tej: Zbulohen fjalët e Tuchel për lojtarët e Bayern: "Mund t’i dërgoni kartvizitën trajnerit të ri"

Harry Kane u përpoq të tërheqë skuadrën e tij në pjesën e dytë, por Jamal Musiala shënoi golin e avantazhit në minutën e 75' me një sllallom fantastik në zonën e penalltisë që përfundoi me një goditje të përsosur me të djathtën drejt shtyllës së largët. Skuadra vendase nuk e pranoi humbjen dhe shënoi golin e barazimit tre minuta më vonë me Höler, i cili mposhti Neuer në shtyllën e largët. Ky rezultat e ngjit Bayern Munich në kuotën e 54 pikëve, shtatë më pak se kryesuesit e kampionatit Bayer Leverkusen, ndërsa Freiburg shkon në kuotën 30 pikë.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI