Flash

Kërkoi ndjesë për përjashtimin, tërbohet Immobile: "Pellegrini, kërkon edhe ndjesë? Në fushë ishte polici"

Lapsi.al 2 March 2024
Kërkoi ndjesë për përjashtimin, tërbohet Immobile:

Nuk ka zbutje zemërimi i Lazios për episodin që shkaktoi përjashtimin e Luca Pellegrini ndaj Milan. Kuptohet qartë përmes fjalëve të presidentit Claudio Lotito, por e njëjta ndjesi përfshiu edhe lojtarët e teknikun Maurizio Sarri, ndonëse jo para kamerave. Nëse mbrojtësi i bardhekaltërve kërkoi falje në Instagram për përjashtimin, duke lënë skuadrën me dhjetë lojtarë (ndërsa nënvizonte "fitoi josportiviteti"), komenti në postimin e tij nga Ciro Immobile i drejtohet arbitrit Di Bello, edhe pse jo drejtpërdrejt: "Edhe ndjesë kërkon? Po këtu a mund të flasësh? Jo, sepse në fushë nuk ishte e mundur, ishte një polic që të pengoi ta bëje".

Corriere dello Sport në vend të kësaj flet për atë që ndodhi në tunelin e dhomës së zhveshjes pas fishkëllimës së fundit. Ish-lojtari i Milan Romagnoli ishte ndër më nervozët (ai kishte bërtitur "skandalozë" tre herë), së bashku me Luis Alberton që ka thënë "intervistën bëjani arbitrit Di Bello”. Guendouzi dhe Pellegrini, megjithatë, u panë të përlotur.

Lexo më tejMilan anti-Fair play, Lazio e penalizuar: plasin polemikat për përjashtimin e mbrojtësit Pellegrini

Nga ana tjetër, Maurizio Sarri ka heshtur, duke mos folur në fund të ndeshjes. Por një episod i ndodhur në pankinë e tregon mirë gjendjen e tij shpirtërore. Sipas gazetës romane, trajneri i Lazio i ka bërtitur hmologut Pioli, pas përjashtimit të mbrojtësit Pellegrini, “mos na e ktheni topin, se do tërbohem pastaj”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI