Flash

Lazio bën ‘puritanin’ por ka një precedent: Castellanos si Dimarco në 2021, atëherë bardhekaltrit vazhduan lojën

Lapsi.al 2 March 2024
Lazio bën ‘puritanin’ por ka një precedent: Castellanos si
Akuza dhe kritika por, siç ndodh shpesh, historia përsëritet, edhe në futboll. Polemika e ashpër e Lazios për mungesën e lojës së ndershme (kjo është akuza e bardhekaltërve drejtuar lojtarëve të Milan) për goditjen e pësuar nga Castellanos, që më pas çoi në përjashtimin e mbrojtësit Pellegrini, të kthen në Lazio-Inter të vitit 2021. Ajo ndeshje përfundoi 3-1 për skuadrën e teknikut Sarri, por ka një episod. Me rezultatin 1-1, Dimarco mbetet në tokë pas një përplasjeje me Lucas Leiva, arbitri Irrati u dha përparësi zikaltërve të cilët vazhduan të luanin me topin në zotërim të Lautaro Martinez (i cili kishte shpinën nga shoku i skuadrës dhe nuk kishte parë se ishte i dëmtuar). Bardhekaltrit e rikuperuan topin, injoruan kërkesën e zikaltërve për të nxjerrë topin jashtë për shkak të dëmtimit të Dimarco, shkuan në portë dhe shënuan golin e 2-1 me Felipe Anderson. Edhe me atë rast, si për Castellanos, pati protesta të ashpra në fushë, me Handanovic dhe Dumfries që u kapën me brazilianin. Sarri në fund të ndeshjes tha: “Skena të tilla ndodhin vetëm në Itali, rregullorja është e qartë: duhej të hiqnin ata topin nga fusha. Në Premier League, për shembull, nuk ka protestë fare për këto incidente në fushë, kur një lojtar është në tokë”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI