Flash

Lotito me akuza të rënda pas Lazio-Milan: "Na përdhunuan, historia e një vdekje të lajmëruar"

Lapsi.al 2 March 2024
Lotito me akuza të rënda pas Lazio-Milan: "Na përdhunuan,
“Jemi përdhunuar, skuadra është mortifikuar, ka pësuar trauma psikologjike”: Claudio Lotito i çon gjërat më tej në konferencën për shtyp pas Lazio-Milan, pas fjalëve tashmë të ashpra në të nxehtin e momentit. Presidenti i Lazios është një lumë i dalë nga shtrati: "Kur një sistem nuk garanton më besueshmëri, i drejtohesh atyre që janë përgjegjës për zbatimin e ligjeve. Cilave seli t'i drejtohemi? Atyre që i drejtohen të gjithë qytetarët kur ka thyerje të rregullave dhe normave". "Kjo ishte 'historia e një vdekjeje të parathënë'. Nuk është hera e parë. Kur situata të caktuara ndodhin vazhdimisht, vlerësimi i meritave sportive humbet. Ose sistemi është në gjendje të korrigjohet në autonomi totale, ose duhet t’i drejtohemi një pale të tretë”, thotë Lotito. "Ne shtruam problemin e largimit nga sistemi i futbollit - shtoi Lotito, duke zgjeruar diskutimin -. Nuk ka kënaqësi në brendësi të Lega Serie A. A keni parë ndonjëherë një sistem ku vendosni para dhe të tjerët vendosin për ju? Sistemi ndodh vetëm në Serie A. Ne duam ta bëjmë sistemin transparent me reforma, për t'i bërë duhen numra, por nëse nuk i ke numrat për të bërë reforma, cfarë dreqin bën në sistem? Si mund t’i ndryshosh gjërat? Atëherë dil nga sistemi, nuk është se ta thotë doktori". I pyetur se çfarë mendonin në dhomat e UEFA-s për ndeshjen e mbrëmshme, Lotito ngre supet: “Nuk e di, me sa di unë, ne të Lazios shihemi si një situatë e veçantë, brenda sistemit të përgjithshëm europian”.

LOTITO NË TV ZYRTARE TË LAZIO

"Nuk kam parë kurrë një ndeshje të gjykuar kaq keq. Po të kishte vazhdonte ndeshja ne do te kishim mbetur me 7 veta dhe do të kishim humbur në tavolinë... tema që dikush duhet të kuptojë është se problemi nuk është i Lazios, Lazio është koka e turkut, faktet flasin vetë”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI