Flash

Teuta, tris në derbi e parakalim mbijetese: Lloci, Beqja e Daci shkatërrojnë Erzenin

Lapsi.al 2 March 2024
Teuta, tris në derbi e parakalim mbijetese: Lloci, Beqja e Daci

Fundosën Kukësin por nuk bënë dot të njëjtën gjë me Teutën, në një derbi shumë të rëndësishëm për mbijetesën. Erzeni thyhet 3-0 në Niko Dovana, në javën e 26 të Kategorisë Superiore, duke këmbyer vendet me durrsakët. Lloci, Beqja e Daci bënë të pavlefshme cdo tentativë të skuadrës së Bejzades.

Rezultati i katërt pozitiv radhazi mes kampionatit e Kupës për Teutën, që e dinte se duhet të fitonte në këtë sfidë direkte për të shpresuar. Skuadra e Martinit e zhbllokoi takimin në minutën e 27′ në zhvillimet e një goditje këndi. Lloci mori pasimin e Jazxhi dhe mposhti portierin Hasanbelli. Erzeni u godit në moral dhe u rrëzua në minutën e 38′, kur Beqja shënoi edhe golin e dytë, duke e cuar Teutën në pushim me avantazhin e dyfishtë. Asisti i dytë i ndeshjes nga Artan Jazxhi.

Lexo më tej: Video/ Vllaznia tris në Klasike, dërrmohet Tirana: Balaj një lider, Hoxhallari katastrofik

Në pjesën e dytë, panorama e lojës nuk ndryshoi, megjithë përpjekjet e Erzenit. Daci shënoi edhe golin e tretë për Teutën në minutën e 53', duke e bërë pjesën e mbetur të lojës, një administrim të pastër. Erzeni u mundua të reagonte por rezultati ishte shumë i rëndë. Mihana në minutën e 86' pati shansin më të mirë për të ngushtuar diferencën, por Vata ishte i pakalueshëm.

Parakalim i kompletuar i Teutës, që ndryshon vendin në renditje me Erzenin. Vendi i 8 me 28 pikë për të besuarit e Martinit, në zonën playoff tashmë, ndërsa Bejzade zbret në atë të rënies me 26 pikë.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI