Flash

Video/ Vllaznia tris në Klasike, dërrmohet Tirana: Balaj një lider, Hoxhallari katastrofik

Lapsi.al 2 March 2024
Video/ Vllaznia tris në Klasike, dërrmohet Tirana: Balaj një

Klasikja e futbollit shqiptar ngjyroset kuqeblu, në një mbrëmje të nisur e përfunduar festë në Shkodër. Vllaznia imponohet 3-1 përballë Tiranës e paaftë të mbajë ritmin e presionin, edhe kur u duk se mund të futej në lojë. Vendosi dygolëshi i Balaj, me një performancë fantastike dhe goli i Juric. Në mes, goli i parë i sezonit i Nikqit dhe një performancë për tu harruar për kapitenin Hoxhallari.

Pas dy barazimeve, Tirana e Fagut ishte e thirrur në Shkodër të jepte një përgjigje për ambicjet dhe mundësitë e saj. Bardheblutë dështuan ta bëjnë, të dominuar nga Vllaznia, nën një atmosferë feste në Loro Borici, që kishte nisur madje më herët. Juric zhbllokoi ndeshjen në minutën e 21', duke e bërë më të thjeshtë lojën e kuqebluve. Në momentet kur Tirana provoi të reagonte, Balaj shënoi të dytin, me një finalizim diagonal brilant, në pasimin inteligjent të Malaj në fundin e pjesës së parë.

https://www.reddit.com/r/soccer/comments/1b4s5zl/juric_goal/?utm_source=share&utm_medium=mweb3x&utm_name=post_embed&utm_term=1&utm_content=1

Lexo më tej: Video/ Tris për t’i dhënë fund krizës: Partizani shkatërron Kukësin, dygolësh i Carës dhe vula e Mehmetit

SUPER BALAJ, HOXHALLARI GABON GJITHÇKA

Gruda ishte i pandalshëm për Hoxhallarin në pjesën më të madhe të rasteve, por megjithatë, Tirana arriti të shkurtonte diferencën në minutën e 78’ me Nikqin. Aksion fantastik i bardhebluve, me Patrick e Përgjonin që gjeti këmbët e sulmuesit për golin e parë në kampionat. As koha për të menduar rikthimin se Hoxhallari e katranos me një naivitet larg eksperiencës dhe statusit që ka. Pengimi i Salës është shembulli si nuk duhet të ndërhyjë një mbrojtës në zonë dhe me penallti Balaj e bëri rezultatin 3-1.

https://www.reddit.com/r/soccer/comments/1b4t5bg/balaj/?utm_source=share&utm_medium=mweb3x&utm_name=post_embed&utm_term=1&utm_content=1

Vllaznia rikthehet në vendin e dytë vetmitar me 46 pikë, vetëm katër më pak se Egnatia kryesuese. Vazhdon të impresionojë skuadra e Osmanit që ka mbërë më mirë se gjithë të tjerët në 13 javët e fundit. Vuan Tirana, me humbjen e parë në tre ndeshje në pankinë të Erbim Fagut, që sheh t'i largohet zona Final Four me vendin e gjashtë e 35 pikë të pamjaftueshme për të kaluar Skënderbeun e Dinamon.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI