Flash

"Pëllumbat, kuajt e publiku fat". Osmani fitoi Klasiken e kërcënon kreun, Fagu nonsens: "E lejuam ne"

Lapsi.al 2 March 2024
"Pëllumbat, kuajt e publiku fat". Osmani fitoi Klasiken e

“Pëllumbat, kuajt dhe publiku ishin fati i Vllaznisë sot. Çdo fitore është e mirë, por kjo ndaj një ekipi siç është Tirana ka një vlerë të veçantë. Në pjesën e parë ishim mirë, shumë luftarakë e dominuam, u pozicionuam. Në pjesën e dytë u pozionuam tepër dhe kundërshtari ndryshoi sistemin e lojës, por nuk na rrezikuan përveç në momentin që morëm golin". Qatip Osmani dhe Vllaznia e tij udhëtojnë me 100 në orë dhe nuk duken të ndalshëm nga askush. Tani kreu është edhe më afër e të mendosh se 13 javë përpara ishin jo vetëm jashtë Final Four, por edhe në rrezik për mbijetesën.

Osmani tani ka vetëm një detyrë, të kontrollojë euforinë e skuadrës, duke qenë se ka edhe 10 javë deri në fund, përpara betejave të Final Four: "Jo veç para kësaj loje, por edhe para mundohemi ta menaxhojmë këtë euforinë, duhet të jemi të kujdesshëm. Ishalla asnjëra nga skuadrat s’na mund, por nuk e di”, tha Osmani.

FAGU: "VLLAZNIA DOMINOI SE E LEJUAM NE"

“Ishin gabime individuale ndoshta presioni i tepërt, për këtë na vjen më keq, Vllaznia dominoi se e lejuam ne, kjo ishte e vetmja gjë. Ndryshuam vendosjen taktike në pjesën e dytë ishim më ofensivë, por Vllaznia kishte rezultatin në favor". Erbim Fagu është nonsens në shpjegimin që jep, duke fajësuar ndoshta lojtarët e tij, për faktin se nuk kanë ndjekur udhëzimet e tij. Tekniku humbi ndeshjen e parë në pankinën bardheblu, në 3 ndeshje në detyrë, por në Shkodër skuadra e tij tregoi gjithë limitet e saj. "Futbolli është lojë gabimesh dhe ata që bëjnë më pak gabime fitojnë ndeshjen. Ne na vjen keq që i bëjmë të tilla, por do ti rregullojmë në të ardhmen, është thjeshtë çështje besimi".

Lexo më tej: Video/ Vllaznia tris në Klasike, dërrmohet Tirana: Balaj një lider, Hoxhallari katastrofik

Fagu u ndal edhe te Patrick që u fut me lojën në vazhdim, por tregoi se ishte lojtari më i rrezikshëm i Tiranës: "Patrik është lojtar i rëndësishëm i skuadrës por kjo është zgjidhje e thjesht taktike dhe asgjë më tepër. Kampionati ka akoma ndeshje, për ne është e rëndësishme të rikthehemi kjo Tirana e pjesës së dytë me besim". Në fund, historia e habitshme e kapitenit Najdovski, që fshihet përmes dëmimit, vazhdon: "Nuk është akoma gati pas një vizite tjetër mjekësore që bëri”.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI