Flash

Video/ Lamtumira e fundit e Bayern për Beckenbauer: 30 mijë të pranishëm në Allianz Arena

Lapsi.al 20 January 2024
Video/ Lamtumira e fundit e Bayern për Beckenbauer: 30 mijë të
Bayern Munich i dha lamtumirën Franz Beckenbauer për herë të fundit. Në fakt, në Allianz Arena u mbajt një ceremoni përkujtimore me të ftuar nga e gjithë bota që morën pjesë në këtë aktivitet. Midis 30,000 pjesëmarrësve ishin skuadrat e para të Bayern për meshkuj dhe femra dhe ish-kolegë dhe miq të ndryshëm të "Kaiser". Presidenti i Bayern, Herbert Hainer nënvizoi: "Franz ishte një mik për të gjithë. Ai nuk e harroi kurrë se nga vinte, ai ishte një model për të gjitha brezat. Thjesht duhej ta admiroje, unë e admirova". Lexo më tej: Video/ "Faleminderit Franz", Bayern Munich i bën homazhe Beckenbauer: 'Gute Freunde&' u dëgjua në Allianz Arena Në homazhet e organizuara nga klubi bavarez dhe familja Beckenbauer, ishte i ftuar edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, njëkohësisht edhe Zv.President i UEFA-s. “Me ftesë të Bayern Mynih, mora pjesë në homazhet e organizuara në stadiumin “Allianz Arena” në nderim të Franc Beckenbauer, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë në moshën 78-vjeçare – shkroi Presidenti Duka në një postim në rrjetet sociale, duke shtuar -. “Der Kaiser” do të kujtohet gjithmonë si një futbollist i jashtëzakonshëm e trajner i suksesshëm, që fitoi gjithçka në karrierë, drejtues i suksesshëm dhe një personalitet, i cili ka pasur një ndikim shumë të madh në zhvillimin e futbollit gjerman dhe atij botëror. Një legjendë e vërtetë dhe një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave të futbollit, që në ka lënë një trashëgimi të pasur".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI