Flash

Video/ Teuta rikuperon dy gola dhe bllokon Tiranën mes polemikave: Lloci shënon dygolësh, Doka përjashtohet

Lapsi.al 19 January 2024
Video/ Teuta rikuperon dy gola dhe bllokon Tiranën mes polemikave: Lloci

Teuta rikuperon nga 0-2 në 2-2 përballë Tiranës dhe rrëmben një pikë që ngjan me fitore, pavarësisht se mbetet në vendin e fundit. Tirana pas dy fitoreve radhazi ndalon në Durrës, duke rrezikuar tashmë parakalimin e Vllaznisë dhe afrimin e kandidatëve të rrezikshëm për një vend në Final Four. Avantazhit të Lushkjes dhe Abazajt, iu përgjigj Matias Lloci me një dygolësh. Në fund, protesta të bardhebluve për një prekje me dorë në golin e dytë të durrsakëve dhe përjashtimi i Albi Dokës, që do të humbasë ndeshjen me Skënderbeun.

Në ndeshjen e javës së 20 të Superiores, Martini i bëri debutimin nga minuta e parë Arbër Çyrbjes dhe Rodrigo Faust. Në anën tjetër Ahmataj zëvendësoi Najdovskin me të riun Meta. E megjithatë impakti për vendasit ishte katastrofik dhe në minutën e 24' Lushkja shënoi me një goditje të fortë për avantazhin bardheblu. Teuta nuk gjeti ritmin dhe Tirana e fundosi goditjen në fillimin e pjesës së dytë. Abazaj shfrytëzoi asistin e Haxhiut për të ndëshkuar portierin Dema.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/01/goli-1.mp4"][/video]

Vetëm se Tirana e rrëmbyeshme e pothuajse një ore lojë u fik dhe Teuta mori frenat e lojës. Faust tentoi pa sukses të gjente portën e Abdullahut, por kthesa do të vinte në minutën e 57' kur në fushë të futej Lloci. Lojtari nuk vonoi të impenjonte portierin e Tiranës, por gjeti çelësin e hapjes në minutën e 79'. Harkimi nga e majta e Kotobellit u devijua nga Lloci në shtyllën e dytë, duke hapur ndeshjen. Lojtari pastaj kompletoi dygolëshin dy minuta më vonë, duke përfituar brenda zonës. Protesta të bardhebluve për një prekje me dorë, por vendimi nuk ndryshon dhe në fund edhe Albi Doka u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë kryeqytetasit me 10 lojtarë.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/01/goli-2.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI