Flash

Video/ Shikoni golin e pamundur që shënon Daku: mahniten në stërvitje shokët e Rubin Kazan

Lapsi.al 18 January 2024
Video/ Shikoni golin e pamundur që shënon Daku: mahniten në

Ndeshje, stërvitje e shumë punë. Futbolli është i tillë dhe nuk bën përjashtim as Mirlind Daku, sulmuesi i kombëtares që luan për Rubin Kazan. Situata është edhe më motivuese kur përpara është një kampionat europian, aq më tepër kur qendërsulmuesi shpreson të marrë pjesë për herë të parë. E kështu, të japësh gjithçka bëhet një moto e përditshmërisë dhe ajo që bëri Daku në stërvitje me Rubin Kazan i afrohet shumë konceptit.

Lexo më tej: Video/ Dy minuta në fushë, Daku shënon golin e dytë: shpërthen në lot sulmuesi

Pas përfundimit të punës me ngarkesë të plotë, futbollistët e klubit rus janë argëtuar duke treguar aftësitë e tyre para portës, ose më saktë pas portës. Pikërisht kështu, sepse për të treguar teknikën me topin ata janë pozicionuar pas portës, me qëllim për të shënuar golin nga aty. Mirlind Daku gjeti efektin e duhur me të cilin topi pas impaktin në tokë kërceu duke përfunduar në rrjetë. "Poooo... Mirlind Daku" thirri sulmuesi kuqezi në eufori dhe me përgëzimet e shokëve të skuadrës.

[video width="480" height="852" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/01/Daku-1.mp4"][/video]

Rubin Kazan nuk ka patur startin më të mirë në kampionatin rus. Pas 18 javëve të para, ata pozicionohen në vendin e 7 me 28 pikë, por Dinamo Moskë e vendit të tretë është vetëm 4 pikë larg. Daku ka shënuar 4 gola dhe 1 asist, ndërsa ka nisur në 89% të rasteve si titullar.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI