Flash

Video/ Allegri ndez polemikat dhe tërbon Inter me një frazë: "Hajdutët ikin, rojet ndjekin"

Lapsi.al 18 January 2024
Video/ Allegri ndez polemikat dhe tërbon Inter me një frazë:
Asnjë paqe në duelin në distancë mes kryesuesve të kampionatit, Inter dhe Juventus, që është vetëm dy pikë prapa. Dy ditë më parë bardhezinjtë likuiduan lehtësisht Sassuolo falë një super Vlahovic, i cili iu përgjigj dygolëshit të Lautaro Martinez dhe golit të vonë të Chiesa. Një 3-0 që i ktheu buzëqeshjen teknikut Massimiliano Allegri. Tekniku në zonën mikse dhuroi një spektakël të vërtetë deklaratash. Fjalët e trajnerit toskan ishin nga ato që kanë entuziazmuar tifozët e Zonjës, por kanë tërbuar ata të Inter dhe vetë klubin zikaltër. Lexo më tej: Mbi Inter vëshojnë polemikat për VAR, Marotta: "Jemi lepuj e duhet të evitojmë plumbat"

SI ROJET DHE HAJDUTËT

Tre pikë shumë të rënda të fituara nga Juventus dhe të marra pa markën e zakonshme, të rezultatit të ngushtë. Në fund të ndeshjes, Allegri u paraqit para mikrofonëve të DAZN. E, duke marrë shkas nga metafora e Beppe Marotta për lepurin që ikën nga të shtënat e gjahtarit, trajneri i Juventus u përgjigj në të njëjtën mënyrë: "Për mua është si rojet dhe hajdutët: hajdutët ikin dhe rojet ndjekin".

NDIZEN RRJETET SOCIALE

Nami ndodhi pas frazës së artikuluar nga Allegri. Nëse nga njëra anë tifozët e Juventus u ekzaltuan dhe madje kërkuan t'i kushtonin menjëherë një yll në Stadium, tifozët e Interit flasin për turp dhe mungesë respekti që i kanë lidhur me figurën e hajdutëve. Zëra të pakonfirmuar thonë se edhe te Inter, dikujt nuk i kanë pëlqyer këto deklarata.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI