Flash

Chelsea nxjerr në shitje Armando Brojën: Fulham, West Ham e Wolves sfidohen për 22 vjeçarin

Lapsi.al 17 January 2024
Chelsea nxjerr në shitje Armando Brojën: Fulham, West Ham e Wolves
Chelsea është i gatshëm të lërë Armando Brojën të largohet në mënyrë të përhershme dhe largimi i mundshëm i shqiptarit nuk është i kushtëzuar nga gjetja e një zëvendësuesi për Blues. Interesimi për sulmuesin e kombëtares kuqezi nuk mungon. Disa klube po sfidohen për sulmuesin 22-vjeçar, përfshirë Fulham, West Ham dhe së fundmi Wolverhampton Wanderers. Çdo interes për një blerje të re në janar ose verë nuk varet fare nga situata e Brojës, ndërsa Christopher Nkunku pritet të kthehet nga dëmtimi së shpejti. Broja pati një fillim të vonuar të sezonit për shkak të dëmtimit të ligamentit të kryqëzuar të përparmë që pësoi në dhjetor 2022. Ai u rikthye pas nëntë muajsh jashtë gjatë humbjes 1-0 në shtator ndaj Aston Villa në Premier League. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, i cili shënoi nëntë gola në 38 ndeshje në huazim te Southampton gjatë sezonit 2021-22, ka realizuar dy gola dhe një asist për Chelsea këtë sezon, duke shënuar së fundmi gjatë fitores 4-0 të Chelsea ndaj Preston North End në FA Cup në fillim të këtij muaji.

VLERËSIMI I TEKNIKUT POCHETTINO

“Potenciali është i mahnitshëm - pati thënë pas asaj ndeshje tekniku Pochettino -. Po flasim për një nga sulmuesit e rinj në Angli dhe në Evropë me më shumë potencial. Por problemi tani është se ai duhet të shtyjë veten dhe ne do të përpiqemi ta ndihmojmë të kuptojë se kurrë nuk është e mjaftueshme. Ai ishte gati një vit larg (i dëmtuar) dhe sigurisht që tani i duhet kohë. Nuk është e lehtë për të të performojë dhe të jetë në nivelin që presim. Pritshmëritë tona janë të mëdha dhe ne besojmë vërtet tek ai. Ne do ta shtyjmë atë të përmirësohet çdo ditë”.

SITUATA E NKUNKU

Gjatë asaj ndeshje, Broja zëvendësoi sulmuesin Nicolas Jackson, me Senegalin në Kupën e Kombeve të Afrikës. Nkunku, sulmuesi universal që humbi katër muajt e parë të sezonit për shkak të një dëmtimi në gju, ka munguar në tre ndeshjet e fundit të Chelsea për shkak të një problemi në ijë. Duke folur pas fitores 1-0 të Chelsea ndaj Fulham të shtunën, Pochettino tha: "Unë mendoj se Nkunku do të jetë gati sa më shpejt që të jetë e mundur". Impenjimi i ardhshëm i Chelsea është në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Carabao Cup kundër Middlesbrough më 23 janar.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI