Flash

Me avion privat për dy ndeshje në 24 orë, Onana u tërbua kur zbuloi në stadium se ishte përjashtuar nga sfida

Lapsi.al 17 January 2024
Me avion privat për dy ndeshje në 24 orë, Onana u tërbua kur
André Onana nuk e nisi në mënyrën më të mirë Kupën e Kombeve të Afrikës. Në të vërtetë, turneu për portierin e Manchester United nuk filloi kurrë. Megjithatë, portieri i Kamerunit bëri gjithçka për të qenë në portë për ekipin e tij kombëtar përpara debutimit kundër Guinesë. Fillimi i ndeshjes u caktua të nesërmen e ndeshjes së Red Devils kundër Tottenham në Premier League. Kjo është arsyeja pse Onana duhej të luante dy ndeshje në 24 orë. Gara me kohën për të arritur në Bregun e Fildishtë ishte në fakt një makth.

SFILITJA E RRUGËTIMIT

Në bordin e një avioni privat të nisur për në stadiumin Charles Konan Banny, portieri ishte i sigurt se mund të mbërrinte në kampin stërvitor të ekipit të tij kombëtar në kohë për të nisur ndeshjen. Në vend të kësaj, për shkak të mjegullës dhe rrjedhimisht kushteve të pafavorshme të motit, avioni duhej të bënte një ulje të jashtëzakonshme. Onana nuk u dorëzua, duke arritur në stadium me makinë 150 milje nga pika e uljes së avionit. Pasi mbërriti në kohë për fillimin e ndeshjes, trajneri Song sërish e përjashtoi atë, duke bërë që portieri të shpërthejë tërbimin e tij. Ai nuk ishte as në pankinë. Onana ishte pothuajse i çorientuar, nuk e besonte dot. Ai nuk e imagjinonte se ajo përpjekje e madhe për të arritur grumbullimin e Kamerunit mund të anulohej nga zgjedhja e trajnerit të tij. Një vendim që tronditi portierin e Manchester United, i cili padyshim mund të kishte arritur në Bregun e Fildishtë, shtëpia e Kupës së Kombeve të Afrikës, me qetësi më të madhe për ndeshjen e dytë. “Nëse nuk do të luaja apo nuk do të arrija atje në kohë për të luajtur me ekipin, atëherë pse erdha këtu me një avion privat?”

NDËRHYRI DIOUF PËR TA QETËSUAR

Fjalët e Onanës, të raportuara nga Sun, nxjerrin në pah zhgënjimin e portierit teksa e shfryn intin në stadium me El-Hadji Diouf, ish-yllin e Liverpool dhe Senegalit, i cili ndërhyri për ta qetësuar. Në një video, Onana shihet duke biseduar me Diuof teksa i shpjegon atij, me një vështrim të frustruar, mosbesimin e tij për këtë zgjedhje. Në vend të tij një portier i kategorisë së tretë që luan për Nimes, Fabrice Ondoa. Një tjetër kaos mes Onana dhe trajnerit Song pas përjashtimit të bujshëm nga Botërori gjatë turneut në Katar.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI