Flash

Prapaskena, Messi kishte të njëjtat pikë me Haaland: për të marrë çmimin 'The Best' e favorizoi një rregull

Lapsi.al 16 January 2024
Prapaskena, Messi kishte të njëjtat pikë me Haaland: për

Lionel Messi fitoi çmimin The Best Fifa 2023, duke mposhtur Erling Haaland dhe Kylian Mbappé. Pasi fitoi për herë të tetë Topin e Artë tetorin e kaluar, kampioni argjentinas ka lënë edhe pak hapësirë në dhomën e trofeve për një çmim të fituar në fije të perit, duke mbyllur një mbrëmje të veçantë për shkak të rrethanave të sikletshme.

Ai u kurorëzua si futbollisti më i mirë në botë, por nuk ishte i pranishëm në mbrëmjen gala të organizuar nga FIFA. Një skenë që mbeti e shkretë pavarësisht se ishte pjesë e skenarit, sepse dihej që numri 10 nuk do të lëvizte nga Miami në këtë fazë të përgatitjes për sezonin e ardhshëm. Vetëm ndërhyrja e Thienry Henry (moderator i ceremonisë së mbrëmjes), i cili mori çmimin, theu akullin.

Lexo më tejMatthäus kritikon hapur FIFA-n për titullin The Best për Messi: "Nuk duhet ta fitonte ai"

Pleshti nuk ishte i vetmi që mungonte. Ishin bosh edhe vendet e rezervuara për sulmuesin e Manchester City (i dëmtuar, ai bëri të ditur se donte të vazhdonte programin e rikuperimit) dhe atë të Paris Saint-Germain (i cili e refuzoi ftesën).

ÇËSHTJA E PIKËVE

Sidoqoftë kjo nuk ishte situata e vetme e sikletshme. Pas leximit të verdiktit, shumë pyesnin pse The Best Fifa iu dha lojtarit të Inter Miami, pavarësisht se kishte arritur të njëjtin numër pikësh si sulmuesi norvegjez (48, më pas Mbappé me 35).

Ishte vetë FIFA që dha një shpjegim duke cituar nenin 12 të rregullores në lidhje me atribuimin e pikëve në bazë të konsensusit të marrë. Fitues del lojtari që kishte numrin më të madh të "pesë pikshave" të marra nga votat e kapitenëve të kombëtares. E kështu, përfundoi 107 me 64 për Lionel Messi. Tre finalistët, në fakt, u votuan nga një juri botërore e përbërë nga trajnerë dhe kapitenë të përzgjedhjeve kombëtare, një grup i përzgjedhur gazetarësh dhe tifozësh online.

Messi para të gjithëve. Pavarësisht numrit të trofeve të Topit të Artë që e bëri atë një lloj legjende të gjallë, kampioni argjentinas shënoi një tjetër rekord personal 'të vogël'. Me tre çmime (2019, 2022 dhe 2023) ai la një hap më poshtë portugezin Cristiano Ronaldo (2016) dhe 2017) dhe polakun Robert Lewandowski (2020 dhe 2021).

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI