Flash

Matthäus kritikon hapur FIFA-n për titullin The Best për Messi: "Nuk duhet ta fitonte ai"

Lapsi.al 16 January 2024
Matthäus kritikon hapur FIFA-n për titullin The Best për Messi:
Lothar Matthäus nuk ka bërë kurrë lëshime për askënd, as në fushë dhe as jashtë saj. E konfirmimi erdhi pas dhënies së çmimit "Lojtari më i mirë i meshkujve FIFA 2023" për Lionel Messi. Një nominim që ishte në ajër prej kohësh, por që nuk i ka pëlqyer fare ish-futbollistit të Bayern Munich. Matthäus nuk i kurseu kritikat kur foli për Sky Deutschland: “Nëse shikoni sukseset e mëdha, nuk ka mënyrë për ta anashkaluar Manchester City. E në rastin e lojtarit më të mirë zgjedhja duhej të binte mbi Erling Haaland. Ai ka fituar tituj më të rëndësishëm me City dhe përqindja e golave të tij është mbresëlënëse, diçka vendimtare për këtë trofe”. Lexo më tejThe Best, Messi mposht përsëri Haaland: as 'Treble' nuk i bën punë vikingut Messi përfundoi në nivel të barabartë pikësh me sulmuesin e Manchester City, Erling Haaland në votimin e FIFA-s. Argjentinasi, sidoqoftë, mori çmimin e parë falë më shumë vendesh të para (5 pikësh) të dhënë nga kapitenët e ekipeve kombëtare. Ish-kapiteni i Gjermanisë, Matthaus, mendon se një qëndrim i tillë është i pamerituar, duke thënë për Sky Deutschland: “Ai nuk mund të jetë fituesi këtë herë. Mendoj se ai ishte futbollisti më i mirë i 20 viteve të fundit, por ai ka qenë në Paris dhe te Miami, ku tani po krijon një zhurmë dhe nuk ka fituar asnjë titull të madh”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI