Flash

The Best, Messi mposht përsëri Haaland: as 'Treble' nuk i bën punë vikingut

Lapsi.al 15 January 2024
The Best, Messi mposht përsëri Haaland: as 'Treble' nuk i
Lionel Messi që mungoi në ceremoninë e dorëzimit të çmimit ka fituar trofeun 'The Best Fifa Men's Player Award 2023'. Ky është çmimi më prestigjoz në mbrëmjen gala të The Best Fifa 2023. Ashtu si në Topin e Artë, kampioni argjentinas ka mundur Erling Haaland e Kylian Mbappé. Duke marrë në konsideratë kohën për të cilën vlerësohen, favoriti kryesor ishte Haaland. Norvegjezi ishte protagonist absolut me fanellën e Manchester City në fitoren e “Treble” (kampionat anglez, Champions League dhe FA Cup). Trofetë dhe golat megjithatë nuk i kanë bërë punë vikingut, që u kaluar nga Lionel Messi. Pleshti siç duket tërhiqet ende nga Botërori i vitit të kaluar të fituar me Argjentinën dhe efekti i Topit të Artë të tetë në karrierë. Lexo më tejGuardiola The Best, 'tripleta' e City likuidon Inzaghin e Spallettin: ja çmimet e tjera të FIFA-s Messi dhe ky triumf i tij ishte një befasi e vërtetë, sepse Haaland kishte fituar gjithçka të mundshme në vitin 2023. Nuk kishte praktikisht shanse Kylian Mbappé, që nuk kishte arritur të fitonte Botërorin apo Champions me Paris Saint Germain.

BONMATI, MË E MIRA NË FUTBOLLIN E FEMRAVE

Aitana Bonmatì, sulmuesja e Barcelonës, fituese tashmë edhe e Topit të Artë, është zgjedhur futbollistja më e mirë. Fituesja te femrat do të ishte sidoqoftë një spanjolle, pasi kandidatet kryesore ishin edhe Linda Caicedo e Real Madrid dhe Jenni Hermoso e Tigres.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI