Flash

Video/ E pa gjatë ndeshjes, Bellingham kërkon banderolën e një tifozi pas Superkupës: fotomontazh perfekt

Lapsi.al 15 January 2024
Video/ E pa gjatë ndeshjes, Bellingham kërkon banderolën e
Atmosfera ishte në majë te Real Madrid pas fitores fantastike ndaj Barcelonës në Superkupën e Spanjës. Pas 4-1 të fiksuar nga trigolëshi i Vinicius dhe goli i Rodrygo, nisën festimet e mëdha nga lojtarët merengues. Ndër më të lumturit ishte Jude Bellingham, një nga protagonistët kryesorë të kësaj pjese të parë të sezonit. Yllit anglez nuk i kishte shpëtuar një pankartë e veçantë në tribuna. Me medaljen e suksesit evidente në gjoks, ish-lojtari i Borussia Dortmund iu afrua sektorit të tribunës të zënë nga tifozët e Real Madrid dhe tregoi me gisht tifozin që shfaqte me krenari banderolën në fjalë. Pasi tërhoqi vëmendjen e tij, Bellingham kërkoi të huazonte posterin që përshkruante një fotomontazh brilant me të, Vinicius dhe Rodrygo në videolojën popullore, GTA. Një punë e bërë mirë dhe e këndshme, e cila fitoi vlerësimin e lojtarit. Imazhet e tre lojtarëve të Real Madrid ishin futur në mënyrë të përsosur në grafikën e Grand Theft Auto, serialit popullor me aksion dhe aventurë. Një poster për të festuar Superkupën e trembëdhjetë të Spanjës, duke përfituar nga traileri i parë zyrtar i GTA 6, i publikuar në dhjetor 2023. Lexo më tejVinicius provokoi me gjestin e ‘4-1’ me duar: pankina e Barcelonës tërbohet me brazilianin Pas marrjes së banderolës, Bellingham thirri bashkë edhe dy protagonistët e tjerë dhe me ta bëri një xhiro të bukur rreth fushës. Foto me Jude, Vinicius dhe Rodrygo u bë virale në rrjetet sociale, duke sjellë gëzim të konsiderueshëm për autorin. Si përfundoi: a iu kthye pankarta autorit apo u bë një shpërblim për Bellingham? Në të dyja rastet, kushdo që krijoi posterin mund të jetë vërtet krenar: misioni u krye dhe Real Madrid gjithashtu e vlerësoi atë në profilet e tyre sociale.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI