Flash

Video/ Spektakël në Premier League, Tottenham arrin dy herë United: frenon edhe Aston Villa

Lapsi.al 14 January 2024
Video/ Spektakël në Premier League, Tottenham arrin dy herë
Në javën e 21 të Premier League, Aston Villa ngadalëson ritmin, përballë Everton në Goodison Park. Villians u ndalën në barazim 0-0, duke dështuar të marrin vendin e parë në renditje. Ndeshja e madhe në Old Trafford mes Manchester United dhe Tottenham përfundoi 2-2. Richarlison dhe Bentancur iu përgjigjën dy herë Hojlund dhe Rashford. Spurs arrijnë momentalisht Arsenal në vendin e katërt me 40 pikë, ndërsa Red Devils arrijnë në 32.

MANCHESTER UNITED 2-2 TOTTENHAM

Përqendrohen në 50 minutat e para të gjitha emocionet e Manchester United-Tottenham, që u mbyll 2-2. Ndeshja u zhbllokua menjëherë në Old Trafford. Pas tre minutash, Hojlund mori pasimin e Rashford dhe konkludoi me një goditje të fuqishme me të majtën drejt shtyllës së afërt, duke e bërë rezultatin 1-0. Përgjigja e Spurs erdhi në minutën e 19', në zhvillimet e një goditje këndi. Në krosimin e Pedro Porro braziliani Richarlison barazoi shifrat duke tentuar dhe gjetur këndin e largët. Megjithatë, para pushimit, Hojlund dhe Rashford u bënë sërish protagonistë. Një trekëndësh fitues e këtë herë ishte danezi që finalizoi duke e bërë rezultatin 2-1 në fundin e pjesës së parë. Lexo më tej: Yjet e rinj të Manchester City mund të vijnë nga Shqipëria: Citizens njofton shkollën në Durrës, Rama e duartroket Megjithatë, në fillim të pjesës së dytë, Bentancur barazoi menjëherë rezultatin me një të majtë të fuqishme, me asistin e Werner. Ten Hag u përpoqe të luajë kartën McTominay, i cili hyri në fushë dhe shkoi menjëherë pranë epërsisë. Skocezi ishte gjithashtu protagonist në shtesë me një goditje me kokë që për pak bëri të shpërthente Old Trafford. Megjithatë, përfundoi 2-2. United mbetet -8 nga zona Champions League, në pritje të Arsenal, që aktualisht ka të njëjtat pikë me Tottenham të Postecoglou. Një kënaqësi për Spurs rekordi i ri në Premier pë serinë e 33 ndeshjeve radhazi në të cilat ka shënuar.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI