Flash

I anulohet goli dhe luajti me 10 lojtarë, Laçi i pakënaqur me arbitrimin: Erzeni i shton një pikë vetes

Lapsi.al 14 January 2024
I anulohet goli dhe luajti me 10 lojtarë, Laçi i pakënaqur me

Të bashkuar në renditje para ndeshjes, e po njësoj edhe pas saj. Laçi dhe Erzeni kanë barazuar 0-0 në sfidën e javës së 19 të Superiores. Një barazim që nuk ndihmon askënd, por duke parë transfertën e kundërshtarit direkt, shijakasit duhet të jenë të kënaqur. Sidoqoftë, rezerva për arbitrimin kanë patur vendasit që iu anulua goli në pjesën e parë dhe luajtën me 10 lojtarë në pjesën e dytë. Mundësi që të besuarit e Deliallisit nuk e shfrytëzuan.

GOLI I ANULUAR

Të dyja skuadrat e nisën mirë dhe me raste takimin. Josa kishte të njëjtin grup, pa asnjë lëvizje në merkato, ndërsa Deliallisi duhet të bënte llogaritë me një revolucion të vërtetë. Tetë të larguar dhe, pas zhbllokimit të merkatos, nisën ardhjet, të gjithë me përjashtim të Komolafe në pankinë. Pikërisht sulmuesi ishte më impenjativi për Dajsinanin, duke testuar disa herë portierin. Laçi në anën tjetër e zgjidhi ndeshjen në minutën e 23' të pjesës së parë, kur Myrta shënoi në portën e Pujës. VAR dërhyri duke i prishur festën kurbinasve për një pozicion jashtë loje.

NË INFERIORITET

Në pjesën e dytë rastet ishin më të pakta, me skuadrat që nisin të rhuheshin nga gabimet e mundshme. Një lojë që i shkonte për shtat Erzenit, por jo Laçit. E megjithatë gjërat u komplikuan sepse Josa mbeti me 10 lojtarë. Da Silva u ndëshkua dy herë me të verdhë në katër minuta dhe në minutën e 59’ i la kurbinasit në inferioritet numerik. Favor që Erzeni nuk e shfrytëzoi, madje nuk rrezikoi asnjëherë portën kundërshtare, duke treguar dukshëm kënaqësinë për pikën në këtë transfertë.

Lexo më tejTre klube me merkato të bllokuar: Tirana, Skënderbeu e Erzeni duhet të paguajnë, të tjerët 'spastrojnë' radhët

Laçi e Erzeni ngjiten në kuotën e 22 pikëve, duke u bashkuar me Dinamon e Skënderbeun. Josa e sheh veten në vendin e gjashtë dhe Erzeni në vendin e tetë, por të dy ekipet janë njësoj të rrezikuar dhe në garë të fortë për mbijetesë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI