Flash

Pas më shumë se tre vitesh, Diego Jr kujtohet të akuzojë: "Maradona u vra, dua drejtësi"

Lapsi.al 14 January 2024
Pas më shumë se tre vitesh, Diego Jr kujtohet të akuzojë:
Diego Armando Maradona Junior, i ftuar në Verissimo, hodhi akuza të rënda për vdekjen e babait të tij. Pas më shumë se tre vitesh nga ndarja nga jeta e legjendës argjentinase, Diego Jr u kujtua të 'bërtasë' për vrasje. Dje në emisionin Verissimo në Canale 5, ishte i ftuar djali i Maradonës. Diego Jr u fut direkt në temë dhe pa lojëra fjalësh tha, në lidhje me vdekjen e babait të tij në nëntor 2020: "Jam i bindur që nuk duhej të përfundonte kështu. E vranë, jam i sigurt. Nuk është puna ime të them kush e bëri në këtë moment. E kam një ide, por po e mbaj për vete. Por jam i sigurt që babi mund të kishte shpëtuar. E lanë në fatin e tij kur në vend të kësaj mund të ishte bërë diçka".

DIEGO JR KËRKON DREJTËSI PËR MARADONËN

Vdekja e babait nuk është tretur ende nga djali i tij, i cili nuk ka mundur të jetë pranë tij ditët e fundit për shkak të pozitivitetit me Covid dhe shtrimit në spital të mëvonshëm: "Nuk e kam pranuar ende plotësisht këtë humbje dhe nuk e pranoj. Nuk mendoj se do ta pranoj ndonjëherë. Nuk ishte koha e duhur dhe nuk ishte e drejtë ta shihja të vdiste ashtu. Nuk ishte i drejtë fakti që nuk mund të shkoja në Argjentinë kur ai ishte i sëmurë". Diego Jr vazhdoi më tej: "Pak para se të vdiste, babai i ishte nënshtruar një operacioni në kokë. Një operacion i planifikuar prej disa kohësh, por asgjë serioze. Pas operacionit ai ishte mirë, duke qeshur dhe duke bërë shaka. Unë kam bërë një premtim: deri në ditën e fundit të jetës sime do të luftoj për të bërë drejtësi”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI