Flash

"Kampionat i sëmurë, Rocchi të dorëhiqet": presidenti Iervolino kërcënon ta heqë Salernitanën nga Italia

Lapsi.al 14 January 2024
"Kampionat i sëmurë, Rocchi të dorëhiqet":

Salernitana nuk e ka kapërcyer dot humbjen ndaj Napolit që erdhi në minutën e 96' me një gol të kosovarit Rrahmani. Goli sidoqoftë është njollosur nga një faull i mëparshëm i Demme. Presidenti i Salernitanës, Iervolino, nuk e ka fshehur zemërimin dhe madje kërcënoi ta çojë skuadrën në një tjetër Ligë.

AKUZAT NDAJ ROCCHI DHE ARBITRAVE

Pas shpërthimit të teknikut Filippo Inzaghi që kërkoi respekt për Salernitanën dhe polemikave në rrjetet sociale nga Candreva, vjen shpërthimi i presidentit Iervolino. Ai, në fund të ndeshjes, u vërsul kundër arbitrit dhe të gjithë sistemit të futbollit italian. Këto janë fjalët e tij: "Nuk i duam më këta arbitra. Po vlerësojmë një padi për dëme të shkaktuar. Duhet të fillojmë nga koka ndaj do të kërkojmë dorëheqjen e dizenjatorit Rocchi. Të gjithë janë përgjegjës dhe bashkëfajtorë në këtë situatë". Më pas ai rriti dozën e sulmit mbi sistemin e futbollit italian: "Historia do t'i kujtojë këta arbitra si më të këqijtë në futbollin tonë, një turp i paparë. Arbitrin e sotëm do ta kujtojmë për jetë, askush nuk na telefonoi për të kërkuar falje".

Lexo më tej: Salernitana e tërbuar për arbitrimin, CEO Milan: “Po Gatti përse nuk u përjshtua?"

KËRCËNIMI PËR TË BRAKTISUR ITALINË

Presidenti Iervolino nuk i kurseu fjalët dhe madje kërcënoi se do t'i thotë lamtumirë kampionatit italian: "Ndaj Simy ishte një penallti dhe ai i Demme ishte një faull. Është një futboll i sëmurë dhe nëse më thërret një kampionat tjetër, do të marr në konsideratë të shkoj atje". Një faqe tjetër për t'u harruar për arbitrat dhe VAR-in.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI