Flash

“Keko mungoi nga këpucët”: Shehi tregon dëmtimin e sulmuesit, Martini i lutet Zotit: “Ndoshta shënojmë”

Lapsi.al 13 January 2024
“Keko mungoi nga këpucët”: Shehi tregon dëmtimin e

“Në futboll rezultati është primar, ishte një ndeshje e vështirë. Kemi pak ditë që e punojmë, kishim merak ndryshimin e fushës dhe klimës. Të rëndësishme janë pikët, por sigurisht mund të bëjmë edhe më mirë në konfigurim. Bëmë detyrën e shtëpisë dhe jo ndonjë gjë të madhe”. Orges Shehi minimizon fitoren e të tijve, 1-0 kundër Teutës, edhe për shkak se Partizani dështoi të imponohej kundër të fundit në renditje. Një situatë e krijuar edhe për gjendjen jo të mirë të skuadrës: “Dje kemi humbur Kekon për shkak të këpucëve. Ka një dëmtim që nuk mund ti vishte. Na u rikthye Skuka, ka personalitet besoj do të na ndihmojë. Ditët janë përpara, kampionati është i gjatë, na mbetet për të punuar dhe përmirësuar, por nuk e di kur mund të vijmë 100 % në formë. Kur ta kemi të plotë organikën atëherë mund të kërkojmë më shumë”.

Lexo më tejVideo/ Dy gola të anuluar e një penallti: Shehi debuton me fitore te Partizani, Cara fundos Teutën

Ish-tekniku i Tiranës u thirr në cështje për të bërë një krahasim mes dy klubeve rivale: “Një gjë kanë të përbashkët Tirana dhe Partizanit, të dyja duan të jenë në majë. Duhet të kemi të ngulitur mentalitetin, por më vonë mund të jap një përgjigje më të qartë” përfundoi Shehi.

MARTINI: VETËM T’I LUTESHA ZOTIT PËR GOLIN

“Në përgjithësi jam i kënaqur, por pikët janë ato që mbyllin hesapet në fund. Luaj mirë sa të duash, kur mungojnë pikët, shtohet presioni e nervozizmi, nuk je i qartë para portës. Kështu ndodhi edhe sot, më vjen keq se djemtë luajtën mirë, luftuan, por nuk ia dolën”. Edi Martini gjen arsyet e humbje, por nuk kërkon alibi për 1-0 në shtëpinë e Partizanit. Tekniku i Teutës e sheh skuadrën në vendin e fundit, edhe pse nuk munguan rastet. “E vetmja gjë që mund të bëja ishte t’i lutesha Zotit të hynte topi në rrjetë se rastet ishin aty, shtylla, meritë edhe e portierit. Kështu është futbolli. Nuk më ka mbetur gjë, dalim para portës, kemi rastet tona. Edhe për meritë të kundërshtarit nuk shënojmë. I kemi shanset, por duhet të shtyjmë topin në rrjetë që është më e rëndësishmja për ekipin”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI